Sfida ndaj Lituanisë/ Reja ndez motorrët dhe paralajmëron ndryshime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në prag të ndeshjes ndaj Lituanisë në Ligën e Kombeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare Edy Reja ka dalë në konferencë për shtyp së bashku me kapitenin Elseid Hysaj.  Kombëtarja vjen pas një paraqitje mjaft të mirë dhe një fitoreje bindëse ndaj Bjellorusisë në ndeshjen e parë.

Ai paralajmëroi ndryshime në krahasim me sfidën e fundit sa i përket formacionit titullar.

Reja gjithashtu dha dhe lajmin e keq që Sokol Cikalleshi do të mungojë në këtë sfidë.

“Do jetë një ndeshje e vështirë. Lituania ka një skuadër që luan mirë me topin, por  kam besim te ekipi im, edhe në aspektin fizik. Do të bëj disa ndryshime, ndoshta 4-5.

Në sulm ka pak probleme. Cikalleshi ëshjtë I lodhur dhe ka shqetësime fizike. Në mbrojtje nuk kam ndonjë shqetësim. Kam zgjedhje, siç ështe Mihaj.

Në mesfushë Bare dhe Abrashi janë lodhur shumë, ndoshta do të ketë ndonjë ndryshim.

Jam i kënaqur me rezultatin e Bjellorusisë, por rruga është e gjatë. Nuk duhet të bëjmë asnjë gabim, duhet të mbajmë intensitetin e lartë. Me sulmin nuk isha i kënaqur kundër Bjellorusisë.

Ne kishim 9 muaj pa u grumbulluar dhe të bësh bashkë ekipin për 3 dit ishte shumë e vështirë. Pavarësisht kësaj ne ia dolëm të merrnim 3 pikët. Po ta vinit re dhanë gjithashtu në fushë kundër një skuadrë si Bjellorusia e cila kampionatin e ka filluar prej kohësh,” theksoi Reja.

Të fundit

Ilir Meta kërkon zbutje të masës së sigurisë, gjykata tërhiqet për vendim

Gjykata e Apelit të Posaçëm është tërhequr sot për të dhënë vendimin në lidhje me kërkesën e kreut të...

Berisha me zyrtarin e PPE: Shqipëria nën narko-regjim që ka shndërruar zgjedhjet në farsë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një takim në selinë e PD me Patrick Voller, Drejtorin për Marrëdhëniet me Jashtë të...

Realizohet me sukses operacioni me teknikën e avancuar ‘Whipple’ te spitali i Traumës

Në Spitalin Universitar të Traumës u realizua me sukses një ndërhyrje tek një paciente 33-vjeçare. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes dhe Sociale, Albana Koçiu përmes një postimi...

Lirohen hapësirat publike rreth “Arenës Kombëtare”, procedohen 7 administratorë lokalesh

Policia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme përreth stadiumit “Arena Kombëtare”. Si rezultat,...

Të mësosh hilet para rregullave

Nga Skënder Minxhozi Kjo është pikërisht kjo që po shohim të konsumohet këto orë mes dy prej figurave të reja që hynë në fushatën e...

Lajme të tjera

Web TV