E rëndë/ Qëllon të dashurën me bombël gazi në kokë dhe tenton t’i nxjerrë sytë teksa e kafshonte vazhdimisht në vesh

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britaninë e Madhe. Një adoleshente 19-vjeçare është sulmuar brutalisht nda i dashuri i saj Jamie-Lee Clarke, 29 vjeç.

Mediat e huaja bëjnë me dije se e reja është goditur vazhdimisht me një bombël gazi në fytyrë.

I dashuri 10 vite më i madh sesa e reja, i kafshoi veshin dhe më pas u përpoq ti nxirrte sytë.

Banditi nuk ka ngurruar së godituri vajzën edhe pse ajo i lutej vazhdimisht për ta lënë të lirë.

U desh një justifikim i të resë për të shkuar në tualet, që të arratisej nga i akuzuari.

Një kalimtar kishte parë gjithë skenën sesi ajo po vraponte për të shpëtuar dhe e kishte ndihmuar duke e marrë në makinën e tij. Ka.Li/fjala.al