Shqipëri –Maqedoni e Veriut marrëveshje për reduktimin e Informalitetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Administratat Tatimore të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë nisur  shkëmbimin e eksperiencave në kuadër të reduktimit të informalitetit përmes incentivave që nxisin dhe mbështesin qytetarët dhe tatimpaguesit e rregullt.

Delina Ibrahimaj, Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve dhe homologia Sanja Lukarevska, prezantuan në një takim të përbashkët në Shkup, qasjet e secilës administratë në politikat fiskale, të cilat synojnë formalizimin e ekonomisë dhe ndërgjegjësimin e publikut për përfitimet që sjell formalizimi në zhvillimin e një vendi.

Maqedonia e Veriut ka nisur praktikën – TVSH- ja Ime, – një  incentivë për rimbursimin e një pjese të tatimit mbi vlerën e shtuar për personat fizike. Kjo praktikë e automatizuar, synon forcimin e disiplinës fiskale dhe rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për tërheqjen e kuponit tatimor, duke e lidhur këtë më një përfitim të drejtëpërdrejtë monetar për konsumatorin fundor.

Shqipëria, e cila është në prag të zbatimit të Fiskalizimit, po përgatitet për të vendosur këtë skemë, e cila nxit lëshimin e kuponit tatimor nga ana e ofruesve të mallrave dhe shërbimeve, falë kërkesës së qytetarëve të interesuar për ta tërhequr atë.

 

Pas këtij takimi të parë do të nënshkruhet në Tiranë një Memorandum Bashkëpunimi mes dy Administratave Tatimore.

 

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV