Debati mes Qafokut dhe Beqjas/Borxhi publik dhe largimet e shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pothuajse të gjitha intervistat që gazetari Roland Qafoku ka zhvilluar me Ilir Beqjan kanë qenë të formës Hard Talk. Emri i emisionit u justifikua edhe këtë herë. Në shumë momente mes gazetarit Roland Qafoku dhe deputetit Ilir Beqja pati replika të forta sidomos kur bëhej fjalë për shifrat. Ndiqni replikat.

 

-Ndryshimi i të dhënave të borxhit ndodhi kryesisht se në vitet 2014-2015 ne zbardhëm borxhin e fshehur.

-Dhe e qatë me lot borxhin pastaj, e bëtë borxhin aty ku e ccuat sot. Ju keni qenë një nga hartuesit e programit të PS.

-A mund të biem dakord që të më lësh të mbaroj dhe të lutem mos përdor batuta të rëndomta.

-Batutë më e rëndomtë se kjo që ne e gjetëm borxhin e fshehur…

-Atë e thonë shifrat.

-Po çfarë shifrash? Sa është borxhi sot?

-Sot është 72%.

-Sa e gjetët ju?

-E morëm zyrtarisht 64% . Po një sekondë. Po të fshehur sa e morëm?

-Po ku e keni këtë të fshehur?

-E zbardhi FMN në 2014.

-Me borxhin 72%…

-Borxhi nuk është i madh apo i vogël. Borxhi është i lehtë apo i rëndë. Janë dy koncepte krejt të ndryshme.

-Ky është edhe i madh, edhe i rëndë.

-Jo, i madh nuk është fare se nuk ka kriter për madhësi. Dhe më e rëndësishmja nuk është sa është borxhi por aftësia që ke ti për ta shlyer borxhin.

-Pse ikin njerëzit nga Shqipëria se ky është problemi. 300 mijë të ikur nga Shqipëria.

-Në 1 janar 2020 Shqipëria ka 2 milion e 845 mijë banorë.

-Të regjistruar mund të jenë edhe më shumë. CIA FACT BOOK e kishte 3 milion e 100 mijë.

-70 mijë janë larguar këtë vit. Nuk janë pak.

-Domethënë këto institucionet ndërkombëtare ja fusin kot?

-Ato janë perceptime. Unë po flas për numra. /Fjala.al/Ke.Ba

 

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV