Ilir Beqja për herë të parë zbulon arsyen e largimit si ministër i Shëndetësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për herë të parë Ilir Beqja tregona arsyen e vërtetë përse u shkarkua nga ministër i Shëndetësisë. Ai qëndroi në këtë detyrë që nga shtatori i vitit 2013  dhe u largua në  mars 2017 duke u zëvendësuar nga Ogerta Manastirliu. Në atë kohë kryeministri  Edi Rama bëri ndryshime në qeveri me arsyetimin për  t’i dhënë një impuls të ri qeverisë. Por pas 3 vite e gjysmë, në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU Ilir Beqja shpjegon se bosët e tregtisë së ilaçeve në bashkëpunim me median e larguan nga ajo detyrë për shkak të reformës që ai mori për mënyrën e tregtimit të barnave.

 -Unë Ilir Beqja, arritjen më të madhe qytetare, profesionale dhe politike të karrierës sime deri sot quaj reformën e barnave në Shqipëri.

-Po pse ka barna që vijnë nga India?

-Ajo që më ka kushtuar  më shumë në karrierën politike, në ndërprerjen e detyrës së ministrit…

-Pse nga ajo u ndërpre?

-Sulmet ndaj meje. Erdhi një moment që ngarkesa negative po transferohej në sistem. 70 milionë dollarë në vit kursejnë shqiptarët nga reforma e barnave. Atë e kam bërë unë vetëm me mbështetjen personale të Edi Ramës. I kam patur të gjithë kundra; në politikë, brenda dhe jashtë PS-së, të gjithë botën farmaceutike dhe të gjithë botën mediatike.

-Po pse mediatike?

-Sepse në shtator 2015 industria farmaceutike ndërpreu reklamat vjetore që bënte se s’kishin më para. Shqipëria dhe Meksika kanë qenë të vetmet vende në botë ku bari gjenerik kushtonte më shumë se gjeneratori i vet. Ka qenë gjëja më ektreme.

-Po media pse ju sulmoi juve?

-I mbaruan paratë. S’kishte më reklama.

-Cilat media ju sulmuan?

-Të gjitha papërjashtim, sepse të gjitha u prekën. /Fjala.al/Ke.Ba

 

Lexo edhe :  Ferri mbi tokë!/ I gjithë Mesdheu po digjet, NASA publikon imazhet satelitore

 

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV