Shpallen formacionet zyrtare, Mihaj dhe Laçi titullarë, sulmi i Sadikut dhe Manajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi ka fituar takimin e parë, të luajtur para 3 ditësh në Minsk përballë Bjellorusisë vendase, me rezultatin 2-0, Shqipëria e futbollit do të zbresë sot në fushën e blertë të “Arenës Kombëtare” për të luajtur takimin e dytë të grupit të 4-t të Ligës C të Ligës së Kombeve të Evropës.

Ndeshja nis në orën 20:45 dhe përballë kuqezinjve do të jetë përfaqësuesja e vendit baltik, Lituanisë, e cila e ka humbur, në mënyrë të papritur, 0-2, takimin e para 3 ditëve, të luajtur në fushën e vet para Kazakistanit. Pak minuta më parë, në faqen zyrtare të UEFA-s janë bërë publike edhe formacionet zyrtare.

Sikundër kishte paralajmëruar trajneri Edoardo Reja, konfirmohen dy ndryshime sa i përket rreshtimit kuqezi. Kështu, sikundër kishte paralajmëruar edhe trajneri italian, Enea Mihaj dhe Qazim Laçi janë 2 lojtarët që do të debutojnë si titullarë me fanellën kuqezi, teksa sulmi i është besuar Sadikut dhe Manajt.

Ja formacionet zyrtare:
SHQIPËRIA: Strakosha, Gjimshiti, Mihaj, Dermaku, Hysaj, Trashi, Abrashi, Gjasula, Laçi, Manaj, Sadiku. Trajner: E. Reja.


Lituania: Svedkauskas, Vaitkunas, Palionis, Girdvainis, Mikolunas, Simkus, Dapkus, Lasiskas, Vorobjovas, Kazlauskas, Shimkus. Trajner: V. Urbonas.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Më shumë shanse për Shqipërinë dhe Kosovën, Botërori 2030 luhet me 64 skuadra

FIFA kërkon të rrisë numrin e skuadrave që do të marrin pjesë në Kupën e Botës, me 64 të...

Në kërkim për drogë, vjedhje e plagosje, katër të arrestuar në Tiranë

Katër shtetas janë arrestuar nga policia, në vijimësi të operacionit të koduar “Catxh”. Njëri prej të arrestuarve, ishte në kërkim në kuadër të megaoperacionit...

Rrugën për votat! Banorët në Kukës paraqesin kërkesat: As miq nuk na vijnë nga rruga

Banorët e 5 fshatrave të njësive administrative Kolsh, Surroj e Arrën kanë protestuar para institucionit të Bashkisë së Kukësit për lënien në dorë të...

“Hera e parë që drejtësia godet lart”, Rama: Shqipëria synon drejt BE

Kryeministri Edi Rama e konsideron goditjen e figurave të larta politike nga SPAK si një zhvillim që ndodh për herë të parë në historinë...

Çfarë duhet të konsumoni dhe të shmangni gjatë Ramazanit?

Ramazani është një periudhë e shenjtë për myslimanët, ku agjërimi është një nga shtyllat kryesore të fesë. Gjatë këtij muaji, besimtarët agjërojnë duke i...

Lajme të tjera

Web TV