Shqipëria për turp, Lituania na mund në shtëpi!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është mundur minimalisht përballë Lituanisë të hënën në mbrëmje në Tiranë, në takimin e dytë të vlefshëm për grupin e 4-t të Ligës C të Ligës së Kombeve. 10 minutat e para të ndeshjes së luajtur në Stadiumin “Arena Kombëtare” dhe të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar kanë folur më tepër për skuadrën mike dhe madje Strakosha thirret në apel për të neutralizuar me majat e gishtave një diagonale të Kazlauskasit.

20 minutat e tjera të gjysmëorës së parë të ndeshjes do të jenë të përgjumura, mbase duke reflektuar edhe lodhjen e dy ekipeve që kanë udhëtuar dhe po luajnë dy ndeshje brenda 72 orëve dhe vetëm në minutën e 33-të, Sadiku do të godasë fort brenda zonës, por pasaktësisht. E ndërkohë që është Sadiku që nuk ndërthuret siç duhet me pasimin e zgjuar të Hysajt 4 minuta më vonë, në krahun tjetër të fushës, është sërish Strakosha që bëhet shpëtimtar me zgjaten e tij pas një tjetër goditjeje diagonale.
Minutat e mbetura janë nervoze për kuqezinjtë, me dy kartonë të verdhë për Laçin dhe Hysaj dhe pjesa e parë mbyllet kështu me rrjeta të paprekura, por me miqtë më të rrezikshëm përballë një Kombëtareje të lodhur fizikisht. Pjesa e dytë e ndeshjes nis më mirë për kuqezinjtë, që e synojnë më tepër portën mike, por pa e gjetur kuadratin, dhe, përkundër rrjedhës së lojës, është një goditje e lirë e interpretuar keq nga futbollistët e Rejës dhe një pasim tepër i gabuar prapa nga Gjasula për portierin Strakosha, i jep mundësi Kazlauskasit të përfitojë dhe të mos e ketë të vështirë të shënojë me portën e boshatisur.

Shqipërisë i duhen disa minuta për të mbledhur veten dhe fillimisht Manaj e më pas Sadiku nuk godasin saktësisht, ndërsa në minutën e 60-të, trajneri italian tërheq nga fusha Trashin dhe Gjasulën dhe fut në lojë Roshin dhe Uzunin. 5 minuta më vonë vjen një mundësi e mirë për Kombëtaren, por goditje e lirë, e ekzekutuar nga Manaj, grushtohet me vështirësi nga portieri lituanez. Planet e Rejës marrin një goditje në minutën e 74-t, pasi Roshi luan vetëm 14 minuta dhe detyrohet të zëvendësohet, për shkak të një dëmtimi, nga Broja.
Por kuqezinjtë janë gjithnjë e më të lodhur përballë një Lituanie racionale dhe cinike në lojën e saj, që administron epërsinë e kërcënon madje të gjejë edhe një gol të dytë. Sikur të mos mjaftonte lodhja, Kombëtarja i luan minutat e fundit me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë dhe daljes me karton të kuq të kapitenit Hysaj. Mbyllet kështu me fitoren 1-0 të Lituanisë kjo ndeshje ndaj Shqipërisë, që sidoqoftë mban vendin e dytë të renditjes, falë golaverazhit, teksa, pas dy ndeshjeve të para të 3 skuadrat kanë nga 3 pikë secila.

Lexo edhe :  Zotohet Berisha/ Do ndërtojmë mikro HEC-e në lagje e komunitete për energji falas!

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Shqiptarët në Britani synojnë të pasurohen me ‘shtëpi bari’!

Të rinjtë shqiptarë të arrestuar në Britani thuajse çdo ditë kanë qenë kryefjala e mediave britanike në lidhje më...

Vuçiç takon djalin e Trumpit në Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të martën se ka zhvilluar një bisedë të përzemërt me Donald Trump Jr. djalin e presidentit amerikan,...

Seanca në GJKKO/ Avokatët e Veliajt përfundojnë mbrojtjen, vijohet me Elman Abulen

Prej orës 10:00 vijon në Apelin e GJKKO seanca për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Mësohet se dy avokatët e kryebashkiakut, Ermir Beta dhe Artur...

Inceneratori i Tiranës, Gjykata e Posaçme dënon me 4 vite burg Alqi Bllakon

Gjykata e Posaçme ka vendosur këtë të martë që të dënojë me 4 vjet burg ish-deputetin e PS, Alqi Bllako. Për shkak të gjykimit të...

Çlirimi i Kosovës dhe Enver Hoxha

Nga Spartak Ngjela Në Tiranë Enver Hoxha ishte një tiran, por ai nuk kishte fare frikë që të fliste hapur për të drejtat e Kosovës. E...

Lajme të tjera

Web TV