DASH nxjerr raportin për Shqipërinë dhe rendit problemet: Vend i vështirë për të bërë biznes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Departamenti Amerikan i Shtetit, DASH, ka publikuar raportin e vitit 2020 për Shqipërinë, mbi Klimën e Investimeve në vendin tonë, ku renditen një sërë problematikash.

Raporti i DASH evidenton se Shqipëria duhet të përmbushë kushte përpara konferencës së parë ndërqeveritare për çeljen e negociatave në BE.

Teksa thekson probleme të mprehta me çështjet e korrupsionit në administratën publike, mungesën e transparencës sidomos në prokurimet publike, kontrata të vështira për tu zbatuar, korrupsionin në qeveri dhe tek tenderat, rritja e kontratave PPP që sipas raportit bën të pamundur konkurencën.

Sipas DASH, bizneset amerikane përballen me raste korruptive dhe pengesa për investime për shkak të vendimeve gjyqësore të diskutueshme.

“Investitorë të ndryshëm amerikanë janë përballur me cështje tregtare me entitete private dhe publike përfshirë dhe arbitrazhin ndërkombëtar. Në 2019 dhe 2020 një kompani amerikane u largua si pasojë e vendimeve të dyshimta të gjyqësorit dhe vendimmarrjes në pikëpyetje të paleve të tjera në një ccështje që lidhet me investimet’, thekson raport.

“Pronat vazhdojnë të jenë problem sidomos çështja e certifikatës së pronësisë. Ka plot raste të individëve që manipulojmë sistemin gjyqësor për të marrë pronat që s’janë te tyre”, thuhet më tej në raport.

“Shqipëria perceptohet si një nga vendet me korrupsion të lartë. Korrupsioni vazhdon të minojë sundimin e ligjit dhe të manipulojë apo frenojë zhvillimin ekonomik. SHBA nuk figuron më vendet e para për investimet e huaja direkte. Kjo tregon nivelin e ulët të investimeve amerikane në vend.

Qeveria shqiptare ka kaluar disa ligje në lidhje me pronën që janë të pakoordinuara dhe jo realisht efektive. Sipas raportit të progresit të BE vendi ende nuk ka trajtuar sic duhet kompensimin e pronave”, mbyllet raporti i DASH./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme

Sulme ajrore izraelite kanë goditur kryeqytetin jemenas, Sana të dielën, më 24 gusht, raportuan mediat lokale. Këto sulme vijnë vetëm...

Të mori “Zonja e Zezë”, o mik i mirë Artur Zheji!

Idashur Zheji, Dje vendose të largohesh… pa një fjalë, pa një përqafim, pa një “mirupafshim” të thjeshtë siç e bënim gjithmonë me përplasjen e kokave...

Tottenham ofron 50 mln euro për yllin Serie A, por… duhen 70 mln euro

Tottenham e ka nisur shumë mirë sezonin e ri në Premier League. Ekipi i drejtuar nga Thomas Frank ka marrë dy fitore në dy...

Shpëtohet turisti francez pranë Gjipesë në Himarë

Pasditen e së dielës pranë shkëmbinjve të Gjipesë është shpëtuar një turist francez që rrezikonte të mbytej. Kanë qenë pushuesit që kanë lajmëruar policinë kufitare...

Kryeministri kanadez: Nuk përjashtojmë dërgimin e trupave në Ukrainë

Kryeministri kanadez Mark Carney i tha Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy të dielën se ai mbështet thirrjet e Ukrainës për garanci të forta sigurie si...

Lajme të tjera

Web TV