Zgjedhjet e ardhshme, Hajdari nis takimet me qytetarët në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja Rudina Hajdari nëprmjet një postimi në facebook ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente nga takimet që ajo po zhvillon me qytetarët nga lagjet dhe fshatrat e Tiranës.

Ajo shprehet që ka gjetur shumë mbështetje nga të gjithë njerëzit që ka takuar. Hajdari është bërë së fundmi pjesë e Nismës Thurje.

Hajdari shkruan që pjesë e Nismës Thurje janë bërë dhe 568 qytetarë të tjerë dhe se i fton të gjithë të bashkohen./Jo.Be/Fjala.al

Postimi i plotë i Rudina Hajdarit:

Faleminderit për mbështetjen ?

Kam filluar këto ditë një tur takimesh në lagjet dhe fshatrat e Tiranës me qytetarë të thjeshtë, për të dëgjuar mendimet e tyre dhe ndarë idetë e projektit të ri politik.
Jam e mrekulluar nga niveli i lartë i mbështetjes që po gjej kudo por mbi të gjitha nga mendimet dhe idetë e pjekura që po marr nga të gjithë.
Qytetarët e thjeshtë i kanë idetë shumë më të qarta se shumica e klasës politike apo analistëve.
Ata duan ndryshim dhe e duan atë pa kompromise dhe larg pazareve të vjetra.
Duan që fëmijët ti rrisin këtu e jo ti degdisin larg në dhé të huaj.
Duan që taksat e tyre të përkthehen në spitale, shkolla apo rrugë e trotuare e jo në vila luksoze për politikanët.
Duan që pasuritë e vendit të prodhojnë mirëqënie për fëmijët e të gjithëve e jo vetëm për një grusht njerëzish me pushtet.
Duan një forcë politike që nuk operon si biznes privat i një familjeje por si një aset publik i kontrolluar nga qytetarët.
Këto ditë kam marrë shumë energji, dhe duke i falenderuar ata 568 persona që janë regjistruar ftoj të gjithë ata që kanë dëshirë të flasin me ne dhe të na bashkohen të regjistrohen te rudinahajdari.al.
Ju premtoj se do ju takojmë të gjithëve pa përtuar duke ardhur aty ku banoni.
Shqipëria i përket njerëzve punëtorë, të ndershëm e të palodhur e jo të pangopurve.
Le të vazhdojmë të bashkohemi ?

Lexo edhe :  "ZERO pasuri të paligjshme!"/ Meta reagon pas kërkesës për tu paraqitur në SPAK

Më shkruaj ☺️

Të fundit

Përktheni një kod penal evropian, mos shpikni rrotën

Nga Artan Fuga Përktheni një kod penal evropian, mos shpikni rrotën! Isabon në hebraishten e vjetër do të thotë “me punu”,...

1824 – Beteja në ishullin Kos, grekët kundër osmanëve

Në vitin 1824, gjatë Luftës së Pavarësisë së Greqisë (1821–1830), ndodhi Beteja e Kosit, një përplasje ushtarake mes forcave osmane dhe luftëtarëve grekë. Ishulli...

Theu xhamat e Bashkisë së Korçës, rrëfehet “Çekiçi”: Rama më sulmoi lagjen

“Çekiçi 14”, Konstadin Dramolli është i riu që para dy ditësh në shenjë proteste kundër vendimit të kryeministrit Rama për lirimin e hapësirave publike...

Ish-drejtuesi i KGB-së: Ja pse Trump dhe Putin po përdorin të njëjtën strategji

Nga Marco Imarisio, Corriere della Sera Yevgeny Savostyanov, ish-kreu i KGB-së në Moskë dhe më pas një teknik me një sfond të shquar ushtarak që...

“49 mijë dosje te Përmbarimi”/ Kreu i institucionit: Një pjesë do të fshihen

Sikurse në gjykata që janë mbushur me stok dosjesh, edhe Shërbimi Përmbarimor Shtetëror është prekur nga i njëjti fenomen.Gati 49 mijë dosje po evadohen...

Lajme të tjera

Web TV