Spiropali: Punëhiçët lanë pas një bastion të keqpërdorur e të painvestuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E Deleguara e PS-së për Qarkun Tiranë, Elisa Spiropali ka marrë pjesë sot në  Asamblenë Socialiste të Kavajës për të vijuar organizimin kapilar deri në fitoren e 25 prillit.

“Kavajsit më mirë se kushdo e dinë ndryshimin mes nesh dhe opozitarëve tanë zhulmë-mëdhenj e punë-pak. Nga Saliu i Parë (I) e të gjithë me radhë, Kavajën e përdorin si slogan dhe e tundin si flamur. Në fakt e lanë pas një bastion të keqpërdorur, të painvestuar, të pazhvilluar”, tha ajo.

Në vijim, Spiropali tha se “për ne Kavaja është një bashki me potencial të jashtëzakonshëm. Qeveria dhe bashkia Kavajë, kanë investuar fuqishëm për t’i ndryshuar faqen. Siç e meriton qytetaria dhe njerëzit e kësaj zone të begatë. Ne jemi bashkë në ditë të mira, por edhe në ditë të vështira. Vlerësimi i dëmit për çdo pallat dhe shtëpi, dëmshpërblimi për mijëra familje në kohë rekord, u pasuan nga Programi i Rindërtimit, një tjetër dëshmi e fortë se bëjmë çka themi”.

“12 shkolla të reja moderne, një zonë e re zhvillimore ku do të ndërtohen 7 pallate me 300 apartamente banimi dhe infrastrukturë shoqëruese, por edhe puna vijuese për ndërtimin e banesave individuale në bashkinë Kavajë Njësinë Administrative Golem, Luz i Vogël dhe Helmas janë prova e fortë se pushteti nuk është qëllim në vetvete, por mjet për të arritur qëllimet”, tha ajo.

Po ashtu, Spiropali tha se “investimet e qeverisë dhe bashkisë nuk do të ndalin për të tjera punë transformuese në Kavajë, ashtu siç ky vend i meriton dhe i ka pritur për kaq vjet, që nga koha kur shëtisnin këtej anëve punëhiçët që u ndëshkuan me votë dhe do të ndëshkohen sërish”./Er.Ke/Fjala.al/

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV