Rama në Bypassin e Shkodrës/ Shigjeton Voltana Ademin: Të pastrojë Zimbabven në hyrje të qytetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet në Bypass-in e Shkodrës. Shefi i qeverisë nuk ngurroi të sulmonte kryebashkiaken aktuale, Voltana Ademi për ndërtimin e rrugës prej 17.5 kilometrash.

Ai tha se Ademi e ka lënë hyrjen e Shkodrës si Zimbabve dhe pasi ta shohë dhe ta pastrojë atë atëhere qeveria mund ta bindë për Bypassin e ri.

Më tej ai thekson se Bypass-i i Shkodrës është diskutuar që në kohën e PD, dhe madje ishte llogaritur si i bërë, por po ndërtohet sot dhe do të shërbejë dhe si digë për përmbytjet që ndodhin në Shkodër.

”Edhe njëherë e para që të ketë besueshmëri, kryetarja e Bashkisë këtu se s’dua të bëj polemika me atë, po është e pamundur ti shmangësh, lidhur me bezdinë që krijon për të parë, duhet të provojë që syri i saj shqetësohet duke parë njëherë atë Zimbabven që ka lënë aty te hyrja. Mbasi ta shikojë atë dhe ta pastrojë atë Zimbabven e vogël, të japë një provë që syri i saj shqetësohet kur i prishet niveli i horizontit të saj, atëhere dhe mund ta diskutojmë për ta bindur që këtu nuk bëhet fjalë për të bërë thjesht një rrugë. Kët s’bëhet fjalë as për shëtitore.

Këtu bëhet fjalë për të ndërtuar një Bypass të qytetit, dhe digë mbrojtëse nga përmbytjet, janë të dyja bashkë. Kjo temë nuk është e sotme është diskutuar dem baba dem që kur qeveriste partia e znj. kryetare. Në këtë pikë sugjerimi i specialistëve është i vetmi për t’u ndjekur. Ndërsa syri i shqetësuar i Voltanës duhet të japë prova. Kur sheh Zimbaven aty të rrënqethet mishi. Dhe jo sikur je në Shkodrën e Luigj Gurakuqit, por nuk është ajo që kemi sot sepse bashkëjetesa me rrumpallën dhe me plehrat është normalitet. Për këtë mos u shqetësoni fare, e vetmja gjë që duhet shqetësuar janë shpronësimet që kanë të drejtë të marrin dëmshpërblimin. Atyre që kanë këtë problem, është një tjetër storie e trashëguar. Bypass-i po bëhet sot, por ishte llogaritur si e bërë.”- tha Rama.

Lexo edhe :  Dritan Rexhepi transferohet nga Paraburgimi 313 në burgun e Fierit

 

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Pse themi ”të flasim marrëzi”?

Shprehja shfaqet për herë të parë në vitin 1565 në një tekst të historianit fiorentin Benedetto Varchi dhe do...

Vendimet e qeverisë/ Kompensim dhe rritje për pensionet e ulëta

Qeveria po përgatit ndryshime të rëndësishme në skemën e pensioneve. Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani u shpreh se institucionet e linjës...

Homazhe për Kryepeshkopin Anastas në katedralen e Athinës, i pranishëm dhe Mitsotakis

Të dielën (26 janar), në Mitropolinë e Athinës, do të kremtohet Liturgjia Hyjnore (homazhe) përpara trupit të ndjerë të ndjerit Kryepeshkop i Shqipërisë, Anastasit, siç...

E miratoi Senati, ja kë zgjodhi Trump për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare

Senati miratoi të shtunën kandidaturën e Kristi Noem për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare duke e vënë ish-guvernatoren e Dakotës së Jugut, në...

Kush janë vajzat e showbizz-it me fizikun më perfekt?

Julian De Silva, një kirurg plastik nga Londra, përdori raportin e artë për të zbuluar 10 supermodelet më të bukura në botë. Raporti i...

Lajme të tjera

Web TV