Alibeaj flet për Jozefina Topallin: Ku ishte në këto 8 vjet?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga diskutimet e ditëve të fundit është  se me kë forcë politike do bashkohet Jozefina Topalli, një nga figurat me të rëndësishme të kësaj partie në afro 30 vjet. Por aktualisht Topalli nuk është deputete për shkak e nuk ishte në listën për kandidate në zgjedhjet  e vitit  2017. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU,  Alibeaj iu përgjigj pyetjes me një pyetje: Ku ishte Topalli në këto 8 vjet që ne po bëjmë opozitë?

 

-Ajo që quhet hapje e PD. Ku është kjo hapje?

-Varet çfarë kupton me hapje. Unë mund tu them që rregulli apo koncepti i hapjes është që kushdo i cili përgjatë këtyre tetë viteve i është bashkuar me vullnet të plotë kauzës opozitare, jo PD, pra të qenit kundër regjimit, kundër Ramës, kundër kësaj qeverisjeje, kundër të gjithë gjëmave që i ka shkaktuar, unë besoj që ata të gjithë nëse kanë dëshirë e kanë një derë të shpalosur në PD.

-Po si mund të mos futet Jozefina Topalli? Cili është mendimi juaj?

-Kushdo që në këto vite ka qenë në kauzën opozitare, si gazetar që bëni studime të thelluara ju mund të shikoni të gjitha deklaratat përkatëse dhe të shihni aktivitetin politik në këto vite. Në politikë matesh jo kush ke qenë, por çfarë aktesh politike bën. Dhe tek e fundit dhe nga dëshira që ke, do të bashkohesh apo jo me partinë politike që ke. Nuk ka më mirë se të pyesësh bazën.

-Baza për Jozefina Topallin e ka dhënë fjalën e saj.

-Nuk do Jozefina. Është kaq e thjeshtë, këtu mbyllet historia./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Cilat janë “gabimet e marra” që bëri Biden për Kosovën?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka përmendur ditën e sotme çështjen mes Kosovës dhe Serbisë. Në...

Izraeli sulmon aeroportin në verilindje të Iranit

Sulmet mes Izraelit dhe Iranit nuk kanë të ndalur. Ushtria Izraelite së fundmi ka bërë me dije se kanë goditur një avion iranian të...

“I dashuri i Kaderit më ka kërcënuar”, Xheneta bën deklaratën e fortë

Xheneta ka bërë një tjetër deklaratë të fortë në “Trotuar”, pjesë e “E Diell” në Top Chanel. Referuar episodit të kaluar dhe një incidenti të...

U fut në lumë për të shpëtuar dy fëmijët grekë, shqiptari: Do i bëj tatuazh në zemër

Levian Goga, emigranti shqiptar që javën e kaluar i kthye ‘heroi i ngjarjes’ në lumin Arahthos në Greqi duke shpëtuar dy fëmijë të moshave...

14 shkencëtarë bërthamorë iranianë janë vrarë që nga nisja e sulmeve

Irani ka humbur një tjetër person të profilit të lartë në sektorin e tij bërthamor pas sulmeve izraelite. Agjencia e lajmeve ISNA e Iranit...

Lajme të tjera

Web TV