Veliaj: Të rinjtë e PD duan të fusin në Parlament një plak 80-vjeçar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj duke folur për FRESSH Voice, theksoi se ndryshe nga kundërshtarët, PS e sheh fitoren e mandatit të tretë tek puna, se vetëm puna flet më shumë se fjala.

“Po nuk zbritëm në fushë, jemi si ata tifozët që rrinë në tribunë, thonë si bëhet goli, por nuk kanë gjuajtur top me këmbë, thonë si luhet në skuadër, por nuk kanë dhënë kurrë një pas, për të treguar se besojnë te skuadra. Ne nuk jemi si ata. Ne nuk jemi nga ata që vetëm ankohen, qe kërkojnë birra falas, një kafe falas, por ne i fitojmë gjërat me punë.

Fitoren tonë të tretë, do ta fitojmë me punë, se vetëm puna flet më shumë se fjala. Jetojmë në një situatë ku kudo ku kthejmë kokën ka mllef, ka helm, ka pengesa, ka stërkëmbësha, por misioni ynë është që të jemi ilaç, misioni është që të kurojmë, misioni ynë që të pajtojmë, misioni ynë që të  bashkojmë. Boll përçarje ka! Imagjinoni, të rinjtë e forcës tjetër, që është dy herë më pak se e jona, janë duke diskutuar nëse një plak 80 vjeçar duhet të vazhdojë të shkojë në parlament, pasi i ka bërë kaq shumë fatkeqësi Shqipërisë. Imagjinoni ku është iniveli i debatit  të tyre. Niveli i debatit tonë është siç bëmë liqenin këtu, të bëjmë liqenin e Farkës, siç bëmë Amfiteatrin këtu, të bëjmë amfiteatrin te Universiteti Bujqësor. Kjo është puna, e jo si të kthejmë një plak 80 vjeçar prape në parlament. Kur PS është e fortë, edhe Shqipëria është e fortë”, deklaroi Veliaj.

 

Pa.Va/ Fjala.al

Të fundit

Delvinë, ndërhyn për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia

Pas situatës mjaft të rënduar në Delvinë, sot ka ndërhyrë për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia. Flakët në...

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por pas mesditës shumë vatra janë...

Arrestohen 8 zjarrvënës, i riu dogji tokën pas sherrit me fqinjët

Tetë zjarrvënës janë arrestuar nga policia në disa qytete të ndryshme, pasi veprimet e tyre shkaktuan djegien e disa hektarëve tokë arë, pemëve të...

“Shqipëria me mua do ishte duke ndihmuar Greqinë dhe Italinë”

Në një konferencë për mediat të mbajtur këtë të mërkurë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se nuk ka marrë masa...

Dom Gjergj Meta: “Ta ruajmë tokën si sytë e ballit”

Dom Gjergj Meta, President i Konferencës Ipeshkvnore, ka bërë një thirrje nga zemra përmes një shkrimi lidhur me zjarret që kanë përfshirë vendin dhe...

Lajme të tjera

Web TV