SHBA / Flakët e mëdha pushtojnë Oregonin, pothuajse 1 milion  persona braktisin vendin

Më shumë se gjysmë milioni njerëz në Oregon të Shteteve të Bashkuara janë duke u larguar nga zjarret vdekjeprurëse që kanë përfshirë Paqësorin Veriperëndimor, thanë autoritetet.

Zjarret janë ndihmuar nga erëra të forta dhe thatësira.

Ndër viktimet ka qenë edhenjë djalë 12 vjeçar men gjyshen e tij.

Guvernatorja e shtetit, Kate Brown, tha se numri i saktë i viktimave është ende jo përfundimtar, por të konfirmuar  janë katër persona deri tani.

“Ne nuk kemi parë kurrë këtë sasi zjarresh në shtet. Kjo nuk do të jetë një ngjarje e njëhershme. Për fat të keq, është zile e së ardhmes. Ne jemi duke ndjerë ndikimet akute të ndryshmeve të klimës”, tha Brown.

 

Një nga zjarret më shkatërruese, Almeda, i cili filloi në Ashland, afër kufirit me Kaliforninë, është duke u trajtuar nga policia si i dyshimtë.

Më shumë se 100 zjarre aktualisht janë duke djegur 12 shtete perëndimore të SHBA-së.

Më të goditurat janë Oregoni, Kalifornia dhe Uashingtoni. Ru. DO / Fjala.al