75 vite histori/ Gëzuar ditëlindjen Beckenbauer, privilegj për futbollin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga legjendat e futbollit gjerman dhe atij botëror feston sot ditën e tij të lindjes. Bëhet fjalë për Franz Beckenbauer, një nga ikonë që ka lënë gjurmë të mëdha në këtë sport dhe jo vetëm.

Beckenbauer ishte një mbrojtës me personalitet të jashtëzakonshëm duke shfaqur shpejtësi, mprehtësi në lojë, koordinim në fushë me shokët e skuadrës.

Kur ishte 18 vjeç ai debutoi në ekipin e parë të Bayern në sfidën kundër FC St. Pauli. Qëndroi plot 13 vjet në Mynih. Në vitin 1969 ai fiton për herë të parë Kampionatin Gjerman me Bayern.

Asokohe, Kampionati Botëror i Futbollit u organizua në Gjermani. Ekipi vendas doli për herë të dytë kampion. Beckenbauer me pozicionimin e tij perfekt në lojë ishte figura qendrore e Kombëtares. Në vitet ’70 ai arriti majat në nivel botëror me ekipin kombëtar dhe me Bayernin duke triumfuar në Kupën e Europës dhe në Kampionatin Kombëtar në vitet 1974/75/76.

Më 1977 Franz Beckenbauer papritur vendosi të kalojë tek Cosmos i Nju Jorkut në ligën profesioniste NASL. Ai qëndroi 3 vjet në SHBA, ku ekipi u shpall tri herë kampion. Aty u bë dhe një binom legjendash ku Beckenbauer luajti në krah të yllit brazilian të futbollit, Pele!

Më pas Franz u rikthye në Bundesligë dhe për dy vjet luajti tek Hamburg. Beckenbauer u shpall lojtar nderi i kombëtares gjermane. Pas dështimit të kombëtares gjermane në Kampionatin Europian më 1984 Franz Beckenbauer u emërua si trainer i ekipit kombëtar. Ai arriti  kulmin në karrierën e tij si trajner, me titullin e fituar më 1990.

Franz Beckenbauer, pas brazilianit Mario Zagallo, u bë i dyti trajner, që ka fituar më herët si lojtar në finalet e Kampionatit Botëror. Pas përvojës si lojtar më 1991 Beckenbauer zgjidhet nënpresident i klubit FC Bayern dhe tre vjet më vonë emërohet president i klubit. Gjatë presidencës së tij Bayern i Mynihut bëhet ndër klubet më të sukseshme në Europë. Që nga viti 2009 ai është president nderi. Franz Beckenbauer, dikur nënpresident i klubit FC Bayern, ka qenë edhe zv. trajner i klubit. Papritur ai mori postin e trainerit si pasues i Erich Ribbeck dhe më vonë i Otto Rehhagel. Puna e tij u shpërblye në sezonin 1993/94 me titullin e kampionit si dhe kupën e UEFA-s në vitin 1966.

Lexo edhe :  Kodi i ri penal, Berisha: Atentat ndaj fjalës së lirë

Botërori i vitit 2006 u organizua në Gjermani ku personaliteti dhe imazhi i Beckenbauerit, i cili mori përsipër presidencën e Komitetit për Konkurrimin e Gjermanisë për Botërorin 2006, luajti një rol të rëndësishëm, për të qenë një nga më të suksesshmit. Ky nuk është vetëm viti i Botërorit, por edhe viti i dasmës së tretë të Kaiserit. Ai u martua në shtëpinë e tij në Austri me Heidi Burmester. Beckenbauer është babai i pesë fëmijëve.

Pas karrierës së tij të suksesshme në fushën e futbollit Beckenbauer u bë edhe këngëtar, ikonë e reklamës, aktor, komentator, moderator në televizion. Ndër të tjera Beckenbauer luan edhe golf me rezultate që ju afrohen lojtaëve profesionistë. Vlen të përmendet edhe humanizmi i tij i rallë ku që në vitin 1982 ai themeloi fondacionin Beckenbauer, që ndihmon njerëzit me aftësi të kufizuara dhe ata në nevojë.

Sot Franz, feston 75 vjetorin e tij. Si çdokush tjetër edhe jeta e tij, ka patur uljet dhe ngritjet e veta dhe një nga momentet më të vështira të tij ka qenë humbja e djalit. Megjithatë Franz ktheu dhimbjen në forcë dhe u mundua të jetojë jetën bashkë me dallgët e saj. Pak ditë më parë ai u shpreh se tashmë ka filluar të mendojë edhe për vdekjen pasi vitet që ka mbi supe nuk janë të pakta. Megjithatë, ai mbushet me krenari kur kthen kokën pas dhe sheh historinë që ka shkruar në librin e madh të futbollit. Gëzuar ditëlindjen Franz! Legjendat si ty janë një privilegj për botën e futbollit…

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Kthjellime dhe vranësira kalimtare…parashikimi i motit për sot

Vendi ynë këtë të premte do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik ushtarak moti parashikohet me...

527 – Justinian I bëhet perandor i vetëm i Bizantit

Më 1 gusht të vitit 527, pas vdekjes së xhaxhait të tij, Justinit I, Justinian I u bë sundimtar i vetëm i Perandorisë Bizantine....

Fluturimet drejt “qytetit më të rrezikshëm” në botë po rifillojnë pas 13 vitesh

Pas një pauze prej plot 13 vitesh, qyteti i dikurshëm i luftës, Aleppo, do të rinisë sërish fluturimet. Duke nisur nga 1 gushti, “Turkish...

Shkencëtarët zbulojnë një botë të humbur 34 milionë vjeçare nën 2 kilometra akull

Një zbulim inovativ është bërë nën shtresën e akullit të Antarktidës Lindore, ku studiuesit e udhëhequr nga Stewart Jamieson nga Universiteti i Durhamit kanë...

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e kthimit të turit të dytë...

Lajme të tjera

Web TV