Video/ Dy vëllezërit terrorizuan banorët gjatë natës, policia u gjen në banesë arsenal armësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbanin armë zjarri në banesë dhe qëlluan në orët e vona të natës në ajër duke shkaktuar panik tek banorët e zonës, por identifikohen dhe vihen në pranga gjatë operacionit.

Dy autorët e dyshuar, kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë.

Me ndërhyrjen e menjëhershme të Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, ata u neutralizuan dhe përfunduan në pranga.

Policia sekuestroi edhe një arsenal armësh e municion luftarak.

Policia ka arritur të identifikojë dy autorët e dyshuar të cilët kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë për të mos i shoqëruar në Komisariat.

Në këtë kuadër është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Novosela”, ku pas ndërhyrjes profesionale, u bë kapja dhe prangosja e shtetasve: S. Z., 36 vjeç dhe M. Z., 34 vjeç, (vëllezër), banues në Novoselë.

Gjithashtu këta shtetas, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, në momentin kur forcat do të ushtronin kontroll në banesën e tyre .

Në banesë atyre iu u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri tip pushkë, një pistoletë tip “Zastava” me 4 fishekë, si edhe 1572 copë fishekë, të cilat i posedonin pa leje.

Nga veprimet hetimore rezultoi se dy shtetasit e mësipërm, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër duke prishur qetësinë publike, ku si pasojë e të shtënave një predhë ka rënë në banesën e shtetasit Q. B., pa shkaktuar dëme.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/posts/2857100114576341

Të fundit

Gripi në kulmin e tij, infektimet në rritje

Gripi sezonal është në kulmin e qarkullimit në të gjithë vendin. Infektimet nga AH1N1 dhe AH3N2 vijojnë të rriten...

Veliaj: Vota e emigrantëve, një ide e hershme e PS

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj, ka folur për votën e emigrantëve. Në një intervistë për podcastin “Majtas”, Veliaj theksoi se...

Meta do të futet në listat e PD-së në Tiranë, Xhixho: Edhe pse në burg…

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një mesazhi audio nga qelia përshëndeti një ditë më parë Konventën zgjedhore te Partisë së Lirisë. Në...

Qindra lëkundje tërmeti në dy ditë, mbyllen shkollat në ishullin më të njohur të Greqisë

24 orët e fundit kanë qenë shqetësuese për Greqinë. Konketisht për ishujt Santorinit dhe Amorgos të cilët janë lëkundur nga disa tërmete të forta...

OJF-të në Shqipëri do të kontrollohen për terrorizëm dhe keqpërdorim fondesh

Shqipëria ka përcaktuar kontrollin e Organizatave jofitimprurëse edhe përkundër mundësisë së të qenurit të tyre aktivitet me keqpërdorime. Praktika është bërë e ditur përmes...

Lajme të tjera

Web TV