Në kërkim ndërkombëtar prej 11 vitesh, kush i arrestuari në Portin e Vlorës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I shpallur në kërkim ndërkombëtar vihet në pranga në Portin e Vlorës, nga ana e Policisë Kufitare, një 43-vjeçar.

Burime policore bëjnë me dije se në pranga u vu Eriton Panajoti, 43 vjeç, banues në Vlorë, person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili për t’i shpëtuar kapjes së policisë ka ndryshuar disa herë gjeneralitetet.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Romës, me vendimin e datës 22.09.2009, e ka dënuar këtë shtetas me rreth 11 vite burg për veprat penale “Rrëmbim personi”, “Përdhunim”, “Grabitje” dhe “Vjedhje”, të parashikuara nga Kodi Penal Italian. (Këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 7 vite e 8 muaj e 20 ditë burg)”, -tha policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijojnë veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shtetit italian./bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Lajmet për ndarje nga Elgit Doda, Klea Huta thyen heshtjen!

Në një kohë kur titujt bombastikë shpërndahen me shpejtësi të frikshme dhe lajmet pa burim bëhen ‘të vërteta’ brenda...

69.917 aplikime për subvencione në bujqësi/ Nis verifikimi i deklarimeve, kush përfiton

69.917 aplikime janë regjistruar në e-Albania nga fermerët apo Shoqëri të Bashkëpunimit Bujësor për të përfituar nga fondet e vëna në dispozicion për financimin...

Zbulohen magazinat ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, 4 të arrestuar

Policia ka zbuluar në Rrugën e Arbërit, 2 magazina ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, me logo false. Raportohet se 2 magazinat ishin të pajisura me...

Tirana gëlon nga turistët falë investimeve, mbi 10 milionë vizitorë në vit

Industria e turizmit në Shqipëri është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Numrin më të madh turistik e e ka pasur Tirana. Kryebashkiaku Erion Veliaj, përmes një...

Qyteti ku nuk lejohet të vdesësh

Loja, Norvegji është një qytet i vogël në ishullin Svalbard, ku nuk lejohet të vdesësh! Kjo nuk është një ligj në kuptimin klasik, por një...

Lajme të tjera

Web TV