Fillojnë bisedimet e paqes mes Qeverisë afgane dhe talibanëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

19 vjet pas sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara, që çuan në një konflikt të përgjakshëm në Afganistan – ku u vranë dhjetëra mijëra persona – kanë nisur bisedimet, që kanë për qëllim arritjen e paqes në këtë shtet.

Zyrtarët e Qeverisë afgane, ekstremistët talibanë dhe zyrtarët amerikanë, gjenden në Doha të Katarit, ku nisën bisedimet, pas mbajtjes së një ceremonie inauguruese.

Palët “duhet të marrin vendime në përputhje me sfidat e tanishme dhe të tejkalojnë të gjitha ndasitë… duke arritur një marrëveshje ku asnjëri nuk do të jetë fitues dhe asnjëri nuk do të jetë i mposhtur”, tha ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani.

“Mund të ju them me besim se historia e shtetit tonë do ta kujtojë këtë ditë si fundin e luftës dhe të vuajtjes së popullit tonë”, tha Abdullah Abdullah, një ish-ministër afgan, i cili po kryeson ekipin negociator të Afganistanit.

“Delegacioni im në Doha përfaqëson një sistem politik që ka mbështetjen e miliona burrave dhe grave nga kultura të ndryshme dhe nga prejardhje të ndryshme sociale dhe kulturore në vendlindjen tonë”, tha ai.

Duke folur në ceremoni, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se nisja e bisedimeve është “një moment i rëndësishëm”.

“Që të gjithë kanë përgjegjësi të madhe”, u tha Pompeo pjesëmarrësve.

“Ju keni mundësinë që të tejkaloni dallimet tuaja”, shtoi ai.

Lideri i talibanëve, Mullah Baradar Akhund tha se Afganistani duhet të “ketë një sistem islamik, ku të gjitha fiset dhe etnitë e vendit do ta gjejnë vetën dhe nuk do të diskriminohen”. Ru. Do/ Fjala.al

 

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV