“Kongresi i Beratit dhe shpallja e Autoqefalisë (10-17 shtator 1922)”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Atë Foti Cici

Kujtojmë sot Kongresin e Beratit, një nga faqet e lavdishme të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit brendashqiptar, gjë që solli mëvetësimin dhe kombëtarizimin e Kishës Ortodokse në Shqipëri.

Si sot, më 10 shtator 1922, u mblodh një kuvend me përfaqësues ortodoksë nga gjithë Shqipëria, të cilët shpallën autoqefalinë e komunitetit ortodoks më 13 shtator, duke kurorëzuar kështu përpjekjet e mëparshme për një kishë me tipare të plota vendore.

Kjo luftë u bë e mundur mbas përkthimit të teksteve thelbësore liturgjike nga Imzot Fan Noli, të cilat ishin botuar në Amerikë në vitet 1908-1914.

Kongresi i Beratit ishte frut i bashkëpunimit midis intelektualëve ortodoksë, shtetit shqiptar dhe veprimtarëve e besimtarëve ortodoksë, klerikë e laikë.

Ky konfiguracion bashkërendimi sot është krejt i pamundur dhe madje tingëllon absurd!

Vendimet dhe Statuti që ky kongres kishtar miratoi, jo vetëm që u pranuan në heshtje nga hierarkia, por patën fuqi ligjore dhe peshë kanonike deri në krijimin e Sinodit të parë të KOASh-it, në vitin 1929.

* * *

Në vitet 1920 komuniteti ortodoks në Shqipëri numëronte zyrtarisht rreth 24% të popullsisë, edhe pse një pjesë e madhe e ortodoksëve kishte mërguar.

Ky përpjestim numrash vijoi deri në ndalimin e fesë në vitet 1960. Ato vite madje KOASh-i kishte arritur në një kombëtarizim të plotë, gjë që dëshmonte rrugëtimin e vërtetë të një komuniteti fetar, ashtu siç ishte shpallur me urtësi dhe largpamje në Kongresin e Beratit.

Mjerisht regjimi komunist nuk tregoi largpamje historike, sepse duke shfarosur hierarkinë fetare, jo vetëm drejtimin perëndimor të vendit, mundësoi kthimin dhe mikpritjen e armiqve historikë të popullit tonë në Shqipëri, mbas rënies së diktaturës ateiste.

Ringritja e Kishës Ortodokse në Shqipëri u bë me kushtin e shkombëtarizimit të saj, gjë që u pranua nga shteti shqiptar, madje pa qëndresë të mirëfilltë nga intelektualët me prejardhje ortodokse.

Shkombëtarizimi u arrit mbasi “u pre rrënja”, duke përjashtuar shqiptarët ortodoksë nga kryesia e Kishës dhe duke emëruar hierarkë grekë dhe myslimanë të rekrutuar dhe enkas të konvertuar.

* * *

Zhbërja e sfondit kombëtar në Kishë e bëri edhe më të vështirë kthimin e popullsisë me prejardhje ortodokse në jetën kishtare.

Në censusin e vitit 2011 komuniteti ortodoks zbriti në numra, duke arritur në rreth 7% të popullsisë së Shqipërisë.

Pavarësisht pyetësorit të këtij regjistrimi, të ateizmit të trashëguar dhe të mërgimit masiv në vitet 1990 e në vijim, ky numër nuk përfaqëson përqindjet e vërteta të ortodoksëve.

Lexo edhe :  Një qytetar i Tiranës nuk mund të bëhet kurrë lider! Dueli Alimehmeti-Berisha nuk ia vlen

Censusi i vitit 2011 dëshmoi largimin e vetëdijshëm të shumë ortodoksëve nga Kisha jonë, si e vetmja mënyrë për të reaguar në heshtje ndaj shkombëtarizimit të imponuar nga shteti grek dhe shteti shqiptar.

Kisha jonë, e personalizuar dhe e privatizuar nga kryepeshkopi Janullatos, nuk e pranoi realitetin e hidhur, por vijoi projektet antikombëtare në Shqipëri.

Në të kundërt, censusi 2011 u njoh nga bota ortodokse, siç u dëshmua me vizitën e patrikut rus në Shqipëri në vitin 2018, kur në njoftimin zyrtar të kishës ruse u shënua numri i ortodoksëve sipas regjistrimit të vitit 2011.

Nëse bëhej një regjistrim i ri sot, me këtë kryesi kishtare dhe në këto rrethana historike, komuniteti ortodoks në Shqipëri do ta ketë shumë vështirë të arrijë shifrën 4%!

* * *

Rënia e komunitetit ortodoks në Shqipëri dhe në diasporë nuk mund të shpërnjihet me hijet dhe rrezet e veprave greke të ndërtuara në Shqipëri gjatë këtyre tre dhjetëvjeçarëve.

Gjendja e sotme është një pasqyrë e trashëgimisë së Janullatosit në historinë e Shqipërisë.

E vetmja mundësi dhe shpresë për ringjalljen e besimit ortodoks ndër shqiptarë, është kthimi në identitetin kombëtar dhe në jetën sinodike, kundër shkombëtarizimit të KOASh-it dhe kundër personalizimit të pushtetit kishtar.

* * *

Statuti i vitit 1922 mund të lexohet i plotë në bibliotekën time online:

http://albanianorthodox.com/kisha-shqiptare/legjislacioni/

KRYESIA E KONGRESIT TË BERATIT

Kryetar: Ikonom P. Josifi

Nënkryetar: Pal Xhumari

Sekretarët: Dhimitri Petro Nini dhe V. Elapushi

Komisar: H. Theodhosi

Përfaqësues i Prefekturës: Llazar Puli

PËRFAQËSUESIT E KOMUNITETIT ORTODOKS

Korça: Ikonom P. Josif dhe Dh. Haviari

Pogradeci: At Vasil Marko dhe Thanas P. Kerxhalli

Bilishti: At Jorgji dhe Anastas Çekrezi

Kolonja: At Sofron S. Borova dhe Dhimitri Petro Nini

Leskoviku: At Vangjel Çamçe dhe Thoma K. Prifti

Përmeti: Dr. Stathi Koni dhe V. Zoto

Berati: P. Kona dhe Dh. Tutulani

Vlora: Jan S. Shkrami dhe Tol S. Arapi

Fieri: Lon Xoxe dhe Dh. Killica

Lushnja: Llazar Boza dhe Tun. Gjergji

Durrësi: Arkimandrit Visarion Xhuvani dhe G. Manushi

Kavaja: Pal Xhumari dhe A. Ikonom.

Tirana: Papa Simoni dhe Mark Hobdari

Elbasani: Vasil Llapushi dhe Simon Shuteriqi

Shpati: Taqi Buda dhe Dhi. Paparistja

Dibra: Arhit. K. Pajtali dhe K. Paftali (për L. Nishku)

Gjirokastra: Dr. Stathi Kondi

Libohova: Spiro Kati

Shkodra: Risto Gjyrbabiq, për Gjiko Nikoliq

Delvina: S. Kondi, për K. Thoma.

Të fundit

Shqipëria dhe “Plani Marshall”, një shans i humbur

Xhorxh Marshall, fjalimi që çoi në Planin i cili ndërtoi Evropën e pasluftës Përgatiti: Leonard Veizi Shqipëria nuk e pranoi ndihmën...

Qendra e Tiranës bllokohet sonte deri nesër në orën 23:30, zbuloni arsyen

Rrugët pranë qendrës së kryeqytetit do të bllokohen prej mbrëmjes së sotme e deri në orën 23:30 të së premtes, datë 6 Qershor. Shkak...

Gruaja ndërron jetë pas injeksionit në ambulancë! Çfarë ndodhi sot në Lushnje?

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku një grua ka humbur jetën pak pasi kishte bërë një injeksion në ambulancën e lagjes. Lajmin...

Bayern më i dobët se kurrë! Çfarë po ndodh me merkaton? Vonesat tregojnë se…

Bayern nuk po lëviz në merkato. Duket sikur ka ngecur dhe nuk po mban dot ritmin e klubeve të tjera big në Europë. Real Madrid...

Nga monedhat te kolonat, në Divjakë zbulohen objekte me vlerë arkeologjike

Zona mes Lushnjës dhe Divjakës po merr një rëndësi të madhe sa i takon gërmimeve arkeologjike, pasi gjetjet e para premtojnë nxjerrjen në pah...

Lajme të tjera

Web TV