E rëndë në Gramsh/ Co*vid i merr jetën nuses dhe vjehrrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Covid-19 është treguar i ‘pamëshirshëm’ në një familje në Gramsh, ku i ka marrë jetën vjehrrës dhe më pas nuses.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në harkun kohor të 48 orëve të fundit.

E moshura 78-vjeçare ka ndërruar jetë për shkak të komplikacioneve që i ka shkaktuar Covid-19, ndërsa pak orë më vonë, virusi i rrezikshëm i ka marrë jetën edhe nuses së djalit të saj, e cila ishte vetëm 55-vjeçe.

Ndërsa mësohet se në gjendje të rëndë, me simptoma të Covid-19 është edhe bashkëshorti i 55-vjeçares, pra djali i të moshuarës.

Fillimisht janë konfirmuar pozitivë me koronavirus çifti i bashkëshortëve, që kanë infektuar dhe të moshuarën. Dy zonjat e shtëpisë për fat të keq, kanë ndërruar jetë, pak orë larg njëra tjetrës.

 

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV