Policia greke hedh gaz lotësjellës në drejtim të migrantëve protestues në Lesbos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia në ishullin grek të Lesbos hodhi gaz lotsjellës ndaj një grupi migrantësh të shtunën.

Migrantët kishin protestuar përgjatë rrugës kryesore që lidh qytetin ishullor të Mytilene dhe vendndodhjen e kampit të ri, i cili pritet të vendoset nga autoritetet pasi kampi Moria u rrafshua në fillim të kësaj jave.

Policia greke konfirmoi përdorimin e gazit lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, duke thënë të Shtunën, “Përleshje në shkallë të vogël midis policisë dhe migrantëve protestues ndodhën sot më herët”.

Një gazetar në terren tha se migrantët ishin të zhgënjyer që ishin në kampe refugjatësh dhe duan të largohen nga ishulli, por qeveria greke tha se ata nuk do të “shantazhohen” për t’i zhvendosur ata.

Autoritetet greke thanë se zjarret në Moria duket se ishin ndezur qëllimisht pasi rregullat e karantinës u vendosën banorëve që kishin rezultuar pozitiv me koronavirus në kampin më të madh të refugjatëve në Evropë.

Një protestuese po bërtiste me zemërim për keqtrajtimin e saj në kamp.

Migrantët po brohorisnin “Liri!” dhe duke mbajtur pankarta që shkruanin “pa çadër, pa Lesbos, pa Greqi”, “na duhet paqe dhe liri” dhe “Moria vret të gjitha jetët”.

Tensionet vijnë pas katër ditësh që kur u përfshi nga zjarret Moria, kampi më i madh i refugjatëve në Evropë, duke zhvendosur 13,000 njerëz, përfshirë mijëra fëmijë.

Refugjatët nga kampi kanë mbetur të pastrehë dhe të uritur pas zjarreve, disa flenë buzë rrugëve dhe pikave të karburantit ndërsa dhjetëra familje u strehuan në një varrezë aty pranë.

Drejtori i zyrës së Ministrit Grek të Migracionit, Konstantinos Kostakos, tha se autoritetet do të zhvendosin përkohësisht rreth 1,000 migrantë – veçanërisht ata në grupe të prekshme – në një anije që është ankoruar në Sigri, në anën perëndimore të ishullit./Er.Ke/Fjala.al/

Lexo edhe :  Franca lëshon alarmin: Rusia gati për luftë, rrezik në Ballkan

Të fundit

E vranë dhe e hodhën në liqen, sherri nisi për drogën në Gjermani

Renis Dobra u rrëmbye dhe u vra mbrëmjen e 8 korrikut dhe për të fshehur ngjarjen trupi i 23...

Ju prezantojmë me robotin që punon në pastiçeri! E gjeni në Durrës

Ju prezantojmë me Melisën, roboti që shërben së bashku me kamarierët në në një pasticeri në Durrës. Melisa lëviz mes tavolinave, duke shërbyer dhe sjellë...

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen 2 pasagjere

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Librazhd. Mjeti i drejtuar nga J.M, 27 vjeç është përplasur me një automjet tjetër me...

Senatori amerikan paralajmëron Putinin: Kur të skadojë afati i Trump…

Presidenti Donald Trump ka kërcënuar të zbatojë "tarifa të ashpra" ndaj Rusisë nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje në Ukrainë brenda 50 ditësh. Sipas mediave...

“Milani zgjedhja e duhur”, Modric: Tare erdhi në Kroaci për të më prezantuar projektin

Luka Modric dha intervistën e tij të parë si lojtar i Milanit, në një intervistë të dhënë për kanalet zyrtare të klubit. “Doja të qëndroja...

Lajme të tjera

Web TV