U vra nga babai dhe vëllai para 8 vitesh, ja sa para vodhi në shtëpinë e saj Eglantina Buci

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shoqja e Eglantina Bucit, vajza e cila u vra 8 vite më parë dhe më pas u gropos në Malin me Gropa, krim për të cilin akuzohen babai dhe vëllai, ka sjellë të tjera detaje nga ngjarja.

Në një lidhje përmes skype për emisionin ‘Me zemër të hapur’ shoqja e 23-vjeçares, në kushte anonimati, tregon se si e kishte njohur Eglantinën në qendrën e Rehabilitimit në Linzë për gratë e dhunuara dhe trafikuara. Ajo tha se ishte njohur me Eglantinën në muajin shtator të 2010-ës, ndërsa hodhi poshtë ato çka deklaroi vëllai i viktimës, Shkëlzen Buci (i dyshuar si ekzekutori i motrës) ditë më parë në një rrëfim ekskluziv për gazetaren Dorjana Bezat.

Shoqja e Eglantinës tha për emisionin se vëllai nuk tregoi të vërtetën, ndërsa shtoi se familja nuk kishte shkuar ta takonte në qendër asnjëherë. Madje ajo tha se shpesh herë Eglantina shqetësohej dhe pohonte se kishte frikë se babai dhe vëllai mos e vrisnin, pasi ajo kishte vjedhur një shumë të madhe lekësh në shtëpi dhe kishte ikur me djalin që donte.

“Jam njohur në shtator të 2010. Pas një fatkeqësie që më ndodhi, policia më çoi në Linzë. Në shtator Eglantinën e sollën në qendër. Nuk kishim shoqëri me të. gocat e tjera hynë në shoqëri me të para meje. Aty u lidhëm të gjitha, rrinim. Në tregoi pak nga jeta e saj. për çfarë arsye kishte ikur nga shtëpia. Në qendër të Linzës nuk lejohen ushqime. Ata nuk kanë qenë kurrë ta takojnë aty, pasi Eglantina kishte frikë nga babai dhe vëllai. “Më kanë thënë se do të vras”- shprehej Eglantina. Për faktin se ajo kishte vjedhur lekë në shtëpi dhe se kishte ikur me një djalë që donte. Nuk i kam hyrë historisë aq thellë. Disa goca të tjera kishin më shumë muhabet me të. Ajo thoshte; “Mora lekë nga familja. Shkova me atë, tani jam ndarë. Kam një lidhje tjetër.”. Më duket se i ka vjedhur 12 milionë lekë. Sa i përket nënës dhe xhaxhait s’më kujtohet fare. Një ditë mbaj mend dhe i tha punonjësja sociale se; “Hajde se të kërkon motra në telefon”. E mori Elona. Ne u gëzuam shumë. Kanë pasur kontakt përmes telefonit. Eglantinën e solli policia aty në qendër.”, tha shoqja./BW/

Të fundit

Takimi me Bashkinë Tiranë, Rama ia lë mbledhjen në dorë Ballukut: Kam kritika

Tensioni duhet të jetë ndjerë në ajër në sallën e Hotel Tiranës, ku drejtues të Bashkisë së Tiranës ishin...

Policia Rrugore bën kërdinë, 3300 gjoba në një javë

Gjatë javës së kaluar, Policia Rrugore ka vendosur 3313 gjoba në të gjithë vendin për shkelje të ndryshme rrugore. Akset kombëtare u monitoruan me 2...

Erion Braçe: Formalizimi do rrisë çmimet, kam 6 vjet që flas dhe më kundërshtoni

Deputeti Erion Braçe ka reaguar lidhur me aksionin e ndërmarrë sot për goditjen e rasteve të tregtimit pa faturë të qumështit dhe bulmetit. Përmes...

Direktiva e Ramës, dorëhiqen 7 administratorë të njësive në Gjirokastër

Shtatë administratorë të njësive administrative në Bashkinë e Gjirokastrës kanë paraqitur dorëheqjen nga detyra. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare pranë bashkisë, sipas të cilave...

A po vjen paqja e shumëpritur? Senatori amerikan jep shpresa: Po afron një “pikë kthese”

Senatori amerikan, Lindsey Graham, tha se po afron një “pikë kthese” në luftën Rusi-Ukrainë. Senatorët Richard Blumenthal dhe Lindsey Graham, duke u shfaqur në...

Lajme të tjera

Web TV