GJKKO-ja ka dënuar Domart Konjarin në mungesë me 15 vite burg.
Konjari është akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit në 2018-ën ndërkohë që Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) ka kërkuar dënimin e tij me 15 vite, i akuzuar gjithashtu për “trafik narkotikësh” dhe “organizatë kriminale”.
Fillimisht ai është arrestuar në 2015-ën për llogari të shtetit francez, por është liruar 5 muaj më vonë pasi Gjykata e Apelit e ka zbutur dënimin e tij nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”.
Domart Konjari është i akuzuari kryesor për ekzekutimin e Kevi Kasmit me të cilin kishte pasur edhe bashkëpunim në fushën e narkotikëve. Madje dyshohet se drejtonin bashkë në Spanjë një grup të trafikut të drogës, një nga furnizuesit e Europës me kokainë. /Ra.My.Fjala,al./