Aksident automobilistik në Shkodër, humb jetën një person

Një aksident i rëndë  automobilistik ka ndodhur  ditën e sotme në Shkodër. Aksidenti është regjistruar në aksin rrugor Shkodër-Muriqan, ku një makinë është përplasur me një motoçikletë.

Nga të dhënat paraprake, drejtuesi i motoçikletës Lind Dedaj, ka humbur jetën disa minuta pasi është përplasur me makinën.

Ndërkaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.