Rimëkëmbja e ekonomisë/OCED kërkon më shumë tranzicion ekologjik në projekte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Covid-19 ka goditur rëndë ekonominë e vendeve të prekura dhe si rrjedhojè qeveritë kanë lëshuar shuma të mëdha parash për të rimëkëmbur ekonomitë e tyre.

Sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) këto qeveri duhet të bëjnë më shumë në favor të tranzicionit ekologjik.

“Të paktën 312 miliardë dollarë janë shpenzuar në masa stimuluese “të gjelbërta”, një shifër e cila, edhe pse e rëndësishme, duhet të krahasohet me mbështetjen totale buxhetore që arrin rreth nëntë trilionë dollarë, për luftën kundër ndikimit të pandemisë”, vuri në dukje Angel Gurria, sekretari i përgjithshëm i OECD-së, në një analizë paraprake.

Rreth 30 vende anëtare të OECD-së ose midis partnerëve të saj të ngushtë kanë përfshirë në planet e tyre të rimëkëmbjes masa të drejtpërdrejta në drejtim të tranzicionit ekologjik.

Por në të njëjtën kohë, 24 qeveri kombëtare kanë njoftuar masa të cilat duhet të kenë një ndikim negativ direkt ose indirekt nga pikëpamja klimatike, të tilla si relaksimi i rregulloreve për ndotjen e ujit ose ajrit, hua pa homolog për industritë që emetojnë shumë ose edhe subvencione për infrastrukturat që konsumojnë shumë lëndë djegëse fosile.

Analiza e OECD citon veçanërisht një studim nga Instituti Ndërkombëtar për Zhvillim të Qëndrueshëm (IISD) i cili llogariti se brenda vendeve të G-20-s, 47% e masave të ndihmës të destinuara për energji drejtohen drejt karburantet fosile, kundrejt 39% drejt energjive të pastra. /Ra.My.Fjala,al/

 

Të fundit

Zbulimi që befasoi shkencëtarët, çfarë gjetën nën akullnajat e Grenlandës

Një studim i publikuar në Nature Geoscience më 30 korrik 2025 ka zbuluar një ngjarje që ndodhi në 2014,...

Viti 1000, themelimi i Mbretërisë Hungareze

Në vitin 1000 (disa burime e vendosin në Krishtlindjen e vitit 1000, të tjera në 1 janar 1001), u kurorëzua Stefani I (István në...

Alimehmeti kërkon hapjen e PD: Pa një riformatim të vërtetë…

Një prej figurave më të votuara të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, beson se Partia Demokratike duhet të riorganizohet dhe të...

Pensionet e reja, sa kohë kërkon miratimi i dosjes? Shkodra ka nivelin më të ulët

Çdo individ që mbush moshën e pensionit dhe përgatit dosjen për përfitim financiar, do duhet të presë një kohë të caktuar nga bërja e...

Bankat mëmë në Evropë: Shqipëria, shumë fitimprurëse!

Tregu bankar në Shqipëri mbart shumë potencial për zhvillim. Sipas një pyetësori të Bankës Evropiane të Investimeve, 75% e grupeve bankare të Evropës Qendrore,...

Lajme të tjera

Web TV