PAA: Ja plani i Ramës për të shkatërruar zgjedhjet parlamentare 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Agrare Ambientaliste nëpërmjet një deklarate për shtyp është shprehur që kryeministri Rama po pengon me vetëdije çeljen e negociatave dhe po dëmton fillimin e përgatitjeve të partive për zgjedhjet parlamentare 2021.

Më tej PAA shkruan që kjo sjellje politike e Ramës është tipike e liderëve autoritarian dhe neo-diktatorial që janë armiq të përbetuar të demokracisë.

PAA shkuan në deklaratë që sipas vlerësimeve ndërkombëtare  Rama drejton qeverinë më të paaftë dhe thellësisht të korruptuar./Jo.Be/Fjala.al

Deklarata e Partisë Agrare Ambientaliste: 

Me qëndrimin arrogant dhe të papërgjegjshëm të bllokimit dhe mos-respektimit të marrëveshjes së 5 Qershorit 2021, Rama po vonon dhe pengon me vetëdije çeljen e negociatave, po vonon dhe dëmton fillimin e përgatitjes së partive politike dhe koalicioneve respektive për zgjedhjet parlamentare 2021.

Kjo sjellje politike e Ramës është tipike e liderëve autoritarian dhe neo-diktatorial që janë armiq të përbetuar të demokracisë, të lirisë së fjalës së lirë dhe të ndarjes së balancës dhe kontrollit të tre pushteteve kushtetuese, kuvendit, ekzekutivit dhe gjyqësorit.

Rama nuk i do por edhe nuk është i lirë të lejojë zgjedhje të lira sepse edhe sipas vlerësimeve ndërkombëtare Rama drejton qeverinë më të paaftë dhe thellësisht të korruptuar deri në kapje të shtetit.

Përballë pasojave të kësaj situate kritike për të sotmen dhe të ardhmen, është koha për reagim protestues, është koha për të arritur një votë plebishitare kundër diktaturës së pushtetit absolut të Ramës dhe hajdutëve të tij

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV