Ambasadorët në zyrën e Bashës, përfundon takimi pas një ore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe kanë zhvilluar një takim këtë pasdite në selinë e Partisë Demokatike.

Në këtë takim i cili ka zgjatur një orë kanë qënë të pranishëm në zyrën e Lulzim Bashës zëvendësambasadorja e SHBA-ve, Leyla Moses Ones, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Dukan Norman.

Përveç ambasadorëve, në këtë takim kanë marrë pjesë edhe anëtarët e  Këshillit Politik të opozitës, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi.

Dje opozita bëri të ditura dy qëndrimet e saj në Këshillin Politik. Opozita propozon të merret mendimi i OSBE/ODIHR për çështjen e koalicioneve. Ndërkohë Gjiknuri i ka bërë ftesë që deri të premten të sjellin propozimet për pragun kombëtar zgjedhor, afatet e paraqitjes së listës unike nga aleancat dhe si do të kryhet aspekti procedurial i votimit për kandidatët në lista të hapura.

Gjiknuri shton se fillimisht duhet që të në fillim duhet të reflektohen ndryshimet kushtetuese, më pas i drejtohet ODIHR-it për rekomandime.

Opozita e Bashkuar i kundërshton ndryshimet kushtetuese dhe nuk do një implementim të tyre për shkak se ndalohen koalicionet. Por një tjetër kusht është vendosur nga kampi opozitar, që listat e hapura të jenë 100% dhe jo 75%. Mazhoranca po ashtu nuk bën mbrapa me mendimin se Listat e Hapura 100% prekin kuotat gjinore ndërsa koalicionet parazgjedhore nuk realizohen dot në to.

Por Opozita e Bashkuar gjithashtu kërkon edhe që të mos rishikohen rregullat e lojës në zgjedhje pasi tashmë Shqipëria është 5 muaj para tyre. /Ra.My.Fjala.al

Të fundit

Shqipëria në luftë me flakët, bilanci: 29 vatra zjarri ende aktive

Gjatë 48 orëve të fundit, Shqipëria është përballur me një situatë të vështirë për shkak të përhapjes së zjarreve...

Çështja “Epstein”, Melania Trump kërcënon djalin e Biden me padi 1 miliard dollarëshe

Zonja e parë e SHBA-ve, Melania Trump ka paditur Hunter Biden, djalin e ish-presidentit Joe Biden, për 1 miliard dollarë pasi ai hodhi pretendime...

Sistemi Europian i Klimës: 49 hektarë të djegur në Shqipëri

Shqipëria është përfshirë nga zjarret më shkatërruese në një dekadë.Sipas të dhënave të sistemit europian për zjarret  dhe pyjet rezulton se në vendin tonë...

Braçe apel qytetarëve: Mos ndizni zjarre, por…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në këto ditë përvëluese gushti, ku...

Miratimi i Akti i Sigurimeve Shoqërore të vitit 1935 dhe ndikimit të tij në SHBA

Sfondi – Depresioni i Madh Në fillim të viteve 1930, Shtetet e Bashkuara po përballeshin me Depresionin e Madh, krizën ekonomike më të rëndë në...

Lajme të tjera

Web TV