(Anti)shpifja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lutfi Dervishi

Qeveria shqiptare po bën premtimin më unik që ka bërë ndonjëherë ndonjë qeveri. Përmes ndryshimit të një ligji, ajo premton të ruajë njerëzit nga lajmet e rreme dhe të rrisë profesionalizmin në media!?

Lajmet e rreme në epokën digjitale janë grip që ka zënë pothuaj gjithë planetin, por Shqipëria po synon të bëhet vend flamurtar duke vendosur ligjin para medias së re dhe ligjin përballë teknologjisë që ndryshon me shpejtësi.

Qeveria thotë se do të mbrojë dinjitetin e njeriut, të drejtën e autorit, do të rregullojë një treg të parregulluar me anë të regjistrimit të portaleve dhe do të nxjerrë nga informaliteti gazetarët dhe do të rrisë cilësinë e raportimit.

A mundet të fitohet beteja ndaj lajmeve të rreme në një vend dhe shoqëri ku traditë është thashethemi dhe jo informacioni?! A është detyrë e qeverisë të rregullojë funksionimin e një pushteti tjetër që supozohet ekziston për të mbikqyrur dhe kontrolluar qeverinë?

Objekt i ndryshimeve në ligj nuk janë mediat sociale. Në kushtet kur facebook mbetet një nga burimet kryesore të informimit- përpjekja për t’i ngritur postbllok lajmeve të rreme në portale nuk ka asnjë garanci për sukses.

Në këtë betejë qeveria e gjen veten të vetmuar: ajo po përballet me rezerva, kritika dhe protesta nga institucione ndërkombëtare, organizatat ndërkombëtare dhe vendore të medias dhe organizata që mbrojnë lirinë e shprehjes.

Shqetësimi është për cenimin jo vetëm të lirisë së medias, por edhe të lirisë së shprehjes, për rritjen e censurës dhe autocensurës që mund të vijnë nga forcimi i dy institucioneve që në një mënyrë a tjetër kontrollohen nga shumica në pushtet.

Lexo edhe :  SPAK, sfida tjetër me lavanderinë politike të mëkateve

Ligjet ekzistuese, institucionet ekzistuese, gjykata por edhe vetë industria e medias mund të adresojnë të gjitha shqetësimet publike që pretendon të adresojë ligji i ri, duke nisur nga shpifja, fyerja, cenimi sigurisë kombëtare e duke përfunduar te e drejta autorit, lajmet e rreme dhe lufta ndaj informalitetit.

Çfarë fiton/humbet publiku dhe media nga nisma e fundit e qeverisë? Sa do t’i marrë parasysh Parlamenti sugjerimet ndërkombëtare dhe sa do të jetë rezistenca e medias dhe gazetarëve ndaj këtyre ndryshimeve?!

(Lutfi Dervishi, drejtues i emisionit “Përballë”| në TVSH)

 

 

Të fundit

Efektivët e Këmbësorisë transportojnë fëmijën e sëmurë në spitalin e Bulqizës

Efektivët e Batalionit të Tretë të Këmbësorisë të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut të Forcës Tokësore kanë përfunduar me...

A do të jenë në gjendje përdoruesit e TikTok-ut ta përdorin aplikacionin pasi të NDALOHET

TikTok bëri një përpjekje të fundit në Gjykatën Supreme që synonte të ndalonte bllokimin e aplikacionit që do të hynte në fuqi brenda disa...

Kryeministri sot në Romë për prezantimin e ‘Giro d’Italia’

Kryeministri Rama do të vizitojë sot Romën me rastin e prezantimit të ‘Giro d'Italia’. Këtë vit në fakt gara e çiklizmit do të nisë...

Çfarë janë kutitë e zeza dhe si ndihmojnë në hetimin e katastrofave ajrore?

Të dhënat e fluturimit dhe regjistruesit e zërit në kabinë në aeroplanin e Jeju Air që u rrëzua më 29 dhjetor në Korenë e...

Shitu

Nga Edison Ypi A do të pasurohesh ? A do t’i thush fukarallëkut një herë e mirë: Ma nxive jetën, ma more shpirtin, mjaft të...

Lajme të tjera

Web TV