Ministri Klosi në interpelancë për turizmin, fokusi edhe në krijimin i Komisionit të Posaçëm për KQZ-në e re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur punimet sot me një interpelancë të kërkuar nga deputeti Vasil Sterjovski, me ministrin e Turizmit Blendi Klosi, për Parkun e Prespës.

Gjithashtu, në rendin e ditës është dhe Projektligji për krijimin dhe përbërjen e Komisionit të Posaçëm, për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Rendi i ditës i seances plenare është si më poshtë:

  1. Miratimi i procesverbalit te seances plenare date 07.09.2020.
  2. Njoftimi i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim.
  3. Interpelancë me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit kërkuar nga deputeti Vasil Sterjovski.
  4. Projektligji “Për aderimin në amendamentin DOHA te Protokollit te Kiotos te Konventes kuader të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike aderuar me ligjin nr. 9334, date 16.12.2004”.
  5. Projektligji “Për denoncimin e marreveshjes se huas ndërmjet Republikes se Shqiperise dhe Fondit Saudit per Zhvillim per financimin e projektit “Rehabilitimi i rrugës se Lumit te Vlorës” ratifikuar me ligjin nr. I 00/2017″”.
  6. Projektvendim “Për krijimin dhe përberjen e komisionit te posaçëm parlamentar të shqyrtimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për organet drejtuese të Komisionit Qëndror te Zgjedhjeve: Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisionit Rregullator, Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve si dhe për Nenkomisionerin Shteteror të Zgjedhjeve”.

Ngarkohë shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seances plenare, njoftimin e anëtarëve te Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar qe do të shqyrtohet. Ru. Do/ Fjala.al

 

 

Të fundit

Hakmarrja ndaj Trump, Rusia nis 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka zhvendosur këtë të hënë të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më pranë Evropës, sipas një...

Peqin, dhunuan 54-vjeçarin dhe i shkatërruan makinën! Një person në kërkim

Dy persona, babë dhe bir, janë marrë nën akuzë nga Policia e Peqinit, pasi akuzohen se pasi kanë dhunuar e kanosur një 54-vjeçar, i...

Shansi i fundit për Adriatik Lapajn, Kolegji vendos për mandatin

“Shqipëria Bëhet” ka ankimuar vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve të cilët ditë më parë rrëzuan zyrtarisht kreun e KQZ-së Ilrirjan Celibashin, duke...

PS i bëri presion OSBE-së për zgjedhjet? Reagon Ministria e Jashtme

Ministria e Jashtme ka reaguar lidhur me deklaratat e bëra së fundmi nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se mazhoranca përmes ministrit të...

Trump përsërit: Serbia ishte gati të sulmonte Kosovën

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar sërish se ka parandaluar shumë luftëra nëpër botë, përfshirë atë mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë të...

Lajme të tjera

Web TV