Kuvendi miraton sot komisionin që do të përzgjedhë kandidatët e KQZ-së së re, mbi 20 persona për 12 poste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuvendi pritet të miratojë sot ngritjen dhe përbërjen e komisionit të posaçëm parlamentar që do të shqyrtojë dhe përzgjedhë kandidaturat për organet drejtuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në diskutim janë postet e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Nënkomisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisionit Rregullator, Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Sipas marrëveshjes së dakordësuar në Këshillin Politik, komisioni përzgjedhës do të përbëhet nga përfaqësues të shumicës socialiste dhe opozitës. Deputetët Alket Hyseni, Adnor Shameti e Damian Gjiknuri nga PS-ja, Edmond Stojku dhe Myslim Murrizi nga opozita parlamentare dhe Oerd Bylykbashi nga opozita e bashkuar.

Deri më sot për 12 postet kanë paraqitur kandidatura mbi 20 persona, mes të cilëve edhe ish-kryetarja e KQZ-së Lefterie Lleshi. Afati për të shprehur kandidaturën për një nga postet në KQZ është deri më 18 shtator.

Po gjatë ditës së sotme pritet që opozita parlamentare të zhvillojë interpelancë me ministrin e Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi në lidhje me ndotjen që po raportohet në Liqenin e Prespës. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Rama ndëshkon kryebashkiakët, çdo leje ndërtimi mbi 6 kate kërkon firmën e kryeministrit

Nga kritikat me fjalë, tashmë Edi Rama ka vendosur t’u kufizojë pushtetin kryebashkiakëve edhe me ligj. Me një vendim...

1910 – Rënia e Shkodrës dhe goditja e rëndë ndaj identitetit shqiptar

Në korrik të vitit 1910, trupat osmane hynë në qytetin e Shkodrës, duke shtypur me forcë kryengritjen shqiptare që kishte shpërthyer më herët atë...

Horoskopi ditor, 24 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Kjo është një ditë e keqe, por që do përmirësohet në vijim. Do të shtyheni të flisni me të dashurin, sepse qielli është...

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro Carreras, Real Madrid po planifikon...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Lajme të tjera

Web TV