“Maska siguron mbrojtje më të mirë se vaksina”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtor i Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Robert Redfield deklaroi gjatë seancës dëgjimore në Senat se mbajtja e një maske mund të sigurojë mbrojtje më të mirë kundër Covid-19 sesa vaksina.

“Populli amerikan, veçanrisht 18-25 vjeçarët, ende nuk e kanë përqafuar përdorimin e maskave në një nivel të tillë që mund të kontrollojë në mënyrë efektive shpërthimin e Covid” –tha Redfield.

Ai tha gjithashtu se vaksina antiCovid do të jetë e disponueshme në masë të gjerë në tremujorin e dytë ose të tretë të vitit 2021

Kur u pyet kur ai mendon se do të ketë një vaksinë,  Redfield tha se ajo do të ishte e gatshme në numër të kufizuar diku midis nëntorit dhe dhjetorit, por miliona dozat e para do të jepen me përparësi, kryesisht për punonjësit shëndetësorë, moshat e rrezikuara dhe me patologji të mbartura si dhe mësuesit dhe forcat e rendit.

Në garën drejt rikonfirmimit në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump po luan gjithashtu kartën e vaksinës. Dhe sipas tij ajo do të jetë gati brenda tetorit ose pak më vonë.

Presidenti amerikan nuk specifikoi se cila vaksinë do jetë gati, por ka të ngjarë që të jetë ajo e zhvilluar nga kompania amerikane Moderna, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar për Sëmundjet Infektive (Niaid) të Shteteve të Bashkuara, që kryesohet nga Anthony Fauci.

Një nga këshilltarët e Trump, Dr. Scott Atlas, tha se deri në 700 milion doza të vaksinës mund të jenë në dispozicion deri në fund të muajit mars.

Por pavarësish padurimit të politikanëve dhe shkencës, çështja e vaksinave po përballet me skepticizmin e vazhdueshëm publik. Sipas një sondazhi nga Associated Press-NORC të kryer në muajin maj, vetëm rreth gjysma e amerikanëve janë shprehur të gatshëm se do ta merrin vaksinën. Por gjërat ndoshta kanë ndryshuar që nga ajo kohë.

Lexo edhe :  Spanjë, rrëzohet avioni privat, policia nis kërkimim për dy persona

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Pavarësisht përpjekjeve, në Patos digjen 4 hektarë me pisha

Rreth 4 hektarë pyll me pisha janë djegur brenda pak orëve në Gjinoqarë të Patosit. Sipas kryeplakut Nuri Gllava, masivi...

Rrëzohet helikopteri, humbin jetën dy ministra

Një helikopter ushtarak u rrëzua në rajonin Ashanti të Ganës jugore të dielën dhe si pasojë e aksidentit ajror mbetën të vdekur tetë personat...

Trump flet me Zelenskyn pas takimit Putin-Witkoff

Si Axios ashtu edhe Reuters raportojnë se presidenti amerikan Donald Trump po flet tani me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Reuters po transmeton një citat me...

Igli Tare kërkon lojtarin e Shqipërisë për te Milani!

Milan ka zyrtarizuar transferimin e Ardon Jasharit nga Club Brugge për 39 milionë euro, bashkë me bonuset. Por, Ardon Jashari ndoshta nuk do jetë...

Skandali me fondet e BE-së, Mitsotakis bllokon hetimet

Një skandal i përmasave të mëdha po trondit politikën greke, pasi dyshohet se qindra miliona euro nga fondet e Bashkimit Evropian për bujqësinë janë...

Lajme të tjera

Web TV