“Los Blancos”/ Policia e Dubait reagon për arrestimin e Eldi Dizdarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas arrestimit të Eldi Dizdarit, i cili ishte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, ka ardhur edhe reagimi i Policisë së Dubait. Ky i fundit ishte i përfshirë specifikisht në trafikun mes Amerikës së Jugut dhe Evropës dhe u vu në pranga në kuadër të operacionit “Los Blancos”.

Matoshi  konsiderohet nga policia e Dubait si një udhëheqës i bandës shqipfolëse “Kompania Bello”, një sindikatë transnacionale e krimit të organizuar e përfshirë në trafikimin e drogës dhe operacionet e kontrabandës midis Amerikës së Jugut dhe Evropës me një vlerë prej 350 milion euro.

Koloneli Saeed Al Qamzi, drejtori i Departamentit të Personave të Kërkuar në Policinë e Dubait, tha se prej kohësh shqiptari ishte në vëzhgim.

“Së bashku me drejtuesit e tjerë të bandave, i dyshuari arriti të kontrabandonte dhe transportonte qindra ton drogë në Evropë përmes porteve detare dhe t’i shiste ato te përdoruesit e drogës,” shpjegoi koloneli i policisë së Dubait Al Qamzi.

Shqiptari pritet që t’i dorëzohet autoriteteve italiane.

Veprimtaritë e paligjshme të bandës ishin hetuar që nga viti 2015 nga Shërbimi Ndërkombëtar i Bashkëpunimit Policor Italian (SCIP) dhe Njësia e Skuadrës Fluturuese në Stacionin Kryesor të Policisë në Firence.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV