Sekuestrohet kamioni me 636 mijë paketa cigaresh në Hanin e Hotit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një kamion me 636 mijë paketa cigaresh kontrabandë është sekuestruar në doganën e Hanit të Hotit.

Sipas informacioneve, paketat nuk ishin të pajisura me pullë fiskale të Republikës së Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër.

Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Doganave.

Njoftimi i plotë:

Strukturat e Administrates Doganore pas një analize risku dhe dyshimeve të arsyeshme, mbi të dhënat e dokumentacionit shoqërues të një ngarkese me paketa cigare të mbërritura në Degën Doganore të Hanit Hotit, Shkodër, nga Mali i Zi, ushtruan kontroll në mjetin e tipit trajler me targa të Bullgarisë, i cili ka hyrë në territorin doganor Shqiptar nga Mali i Zi.

Pas kontrollit fizik nga strukturat doganore, rezultoi se ngarkesa prej 1 272 koli cigare, ose 636 mijë paketa të markës “PRESIDENT FULL FLOVOUR”, nuk ishte e pajisur me pullë fiskale të Republikës së Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër.

Trajleri së bashku me sasinë e mallit prej 636 mijë paketa cigaresh u sekuestruan dhe po sot Administrata Doganore referoi rastin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për vepren penale “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, të parashikuar nga neni 172 të Kodit Penal. Sipas vlerësimeve të specialistëve tanë, nëse ky mall do të hidhej në treg, vlera e detyrimeve doganore që duhet të paguhej është 99. 7 milion lekë ose afro 1 miliardë lekë.

Specialistë të Hetimit Doganor në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë , Shkodër, po kryen veprimet të mëtejshme hetimore. Dogana Shqiptare ju bën thirrje të gjithë qytetareve dhe operatorëve ekonomikë që të denoncojnë cdo rast korruptiv apo kontrabande. Më lejoni që të ritheksoj, se çdo pikë e Shërbimit Doganor është në dispozicion dhe shërbim të çdo subjekti dhe qytetari 24 orë në 7 ditë.

Lexo edhe :  ‘Burgu 313’ voton Ilir Metën, kreu i PL merr 58 vota

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Një telefonatë nga Tirana fut në ‘sherr’ Melonin me Macronin

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka lëshuar një paralajmërim për "egoizmin" mes udhëheqësve europianë, pasi një përplasje diplomatike e ashpër...

Spanja i kërkon Airbnb të tërheqë nga platforma mijëra shtëpi pushimi

Përpara fillimit të sezonit të verës, autoritetët spanjolle i kanë kërkuar Airbnb të heqë më shumë se 65,000 shtëpi pushimi me qira nga platforma...

Lirohet Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit në gjendje të rëndë shëndetësore

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, që u dënua për shpërdorim detyre pas skandalit seksual në zyrë, u lirua nga burgu me vendim të Gjykatë...

Shtetet “kampion” për punë nga shtëpia, ja vendi që kryeson në Evropë

Gjermanët punojnë mbi mesataren nga shtëpia në një numër ditësh të javës. Në Evropë, vetëm finlandezët punojnë më shumë nga shtëpia. Por mesatarja gjermane...

Ambasadori i BE në Shqipëri: Jam i martuar me një burrë, njerëzit e dinë

Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato në një intervistë të zhvilluar së fundmi ka folur në lidhje me javën kulturore europiane dhe nën...

Lajme të tjera

Web TV