Shqipëria në një karikaturë, zemra e Perandorisë Osmane 1 vit para shpalljes së Pavarësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hasan Bello

Kryengritjet që shpërthyen në Vilajet Shqiptare pas vitit 1908 për shkak të politikës centralizuese të regjimit xhonturk, krijuan një situatë politike tepër të veshtirë për shtetin osman. Kjo u shoqërua me levizje dhe kryengritje edhe në zonat arabe ku nacionalizmat e këtyre popujve, me nxitjen e Britanise, po perplaseshin fuqishëm me nacionalizmin xhonturk. Kulmi i këtyre rebelimeve arriti në vitin 1911, një vit para shpërthimit të Luftërave Ballkanike.

Rëndesinë politike të Shqipërise dhe të vilajeteve arabe për shtetin osman më së miri e pasqyron kjo karikaturë e botuar ne revisten “Kalem” me 6 prill 1911. Ajo e paraqet Perandorine Osmane si një njeri të shëndoshë, të plakur, të zhveshur dhe me organet e brendshme, ku Shqiperia kishte numrin 1 dhe perfaqësonte zemrën, Bagdadi numrin 2 (mëlcine e bardhë), Jemeni numrin 3 (mëlcinë e zezë) dhe Siria numrin 4 (zorrët). Sipas kësaj reviste, zemra ishte organi më i rëndesishëm, simbol i trimërisë dhe ndershmërisë.

Prandaj shteti osman duhej të tregonte vemendjen e duhur politike, ekonomike dhe sociale për stabilizimin e situatës në Shqipëri, e cila konsiderohej si vilajeti kryesor. Në të kundërt, kriza “kardiake” do të vinte në rrezik shëndetin dhe jetën e perandorisë.
Pavaresisht vleresimit që shtypi osman i bënte shqiptarëve, qeveria xhonturke ndoqi një politike të gabuar. Kjo solli shperthimin e Lufterave Ballkanike dhe dëmtimin si të shqiptarëve ashtu dhe të vetë shtetit osman./Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

Hamallaj, plagoset një person! Autori largohet me “Toyota Yaris”

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Hamallaj të Durrësit. Sipas raportimeve, një...

Vendimi, Greqia nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë

Greqia nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë si pjesë e ndonjë marrëveshjeje sigurie, tha zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis në një intervistë me...

Tedi Blushi dhe Flamur Noka flasin kokë më kokë, çfarë po gatuan opozita për në shtator?

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka ngjitur këtë të mërkurë shkallët e selisë blu ku ka zhvilluar një takim me...

Icardi godet me shuplakë tifozin e Gallatasarait

Mauro Icardi ka arritur edhe një herë të tërheqë vëmendjen mbi veten, dhe për fat të keq jo për aftësitë e tij në futboll....

Bie Bitcoin! Gjendja e kriptomonedhave pëson ndryshime

Tregtarët e Bitcoin dhe Ether realizuan fitime të mëdha pas niveleve rekord të kriptomonedhave, por presionet makroekonomike rritën luhatshmërinë e tregut. Bitcoin ra në 113,500...

Lajme të tjera

Web TV