Fjoralba Ponari pranon lidhjen e dashurisë, “Fjala” zbulon kush është djali simpatik që i ka rrëmbyer zemrën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moderatorja simpatike, Fjoralba Ponari, gjithmonë ka qenë tepër e rezervuar për jetën e saj private. Kohë më parë ajo ka pranuar që është në një lidhje të gjatë, por nuk dëshiron ta bëjë partnerin e saj pjesë të mediave.

Megjithatë pak ditë më parë ajo nuk ka rezistuar dot dhe ka publikuar një foto krah të dashurit të saj, por duke e mbajtur ende të fshehtë portretin e tij me një ‘emoji’ zemër.

“Kush është ai çuni i gjatë dhe simpatik që ishte me ty sot? P.s je si beb live”, shkruan ndjekësja, teksa Fjoralba i është përgjigjur “My bf (boyfriend).

Po kush është ai?

‘Fjala.al’ ka zbuluar nga burime të sigurta që i dashuri i moderatores bukuroshe, Fjoralba Ponari, është djaloshi po aq bukurosh Francesco Baholli.

Francesco është një djalosh i ri simpatik, me pasion të madh për sportet por me profesion inxhinier software.

Mësohet se çifti është njohur përmes shoqërisë së përbashkët përpara disa viteve dhe lidhja e tyre duket se po shkon mjaft mirë.

Ne i urojmë fat bukuroshes dhe shpresojmë ta shohim sa më shpejt në ekran në sezonin e ri të ‘E diell’ dhe me projektet e saj të tjera./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Vorbulla zjarri” përfshijnë Spanjën, flakët kërcënojnë parkun e mbrojtur nga UNESCO

Nxehtësia ekstreme dhe erërat e forta kanë shkaktuar "vorbulla zjarri" të fuqishme, ndërsa flakët kanë përfshirë disa shtëpi dhe kanë detyruar...

Deputetja përjashtohet nga Parlamenti i Zelandës së Re, pasi kërkon ndëshkimin e Izraelit

Deputetja në Zelandën e Re, Chloe Swarbrick, u urdhërua që të largohej nga Parlamenti gjatë një debati të nxehtë lidhur me përgjigjen e Qeverisë...

Me not nga Maroku drejt Ceuta, autoritetet në alarm për sistemet e pritjes së emigrantëve

Rreth 100 persona, përfshirë disa fëmijë, rrezikuan jetën mëngjesin e së shtunës duke u përpjekur të notonin nga Maroku drejt Ceuta, enklavës afrikane në...

Depozitat e shqiptarëve në USD rritje rekord, pranë nivelit më të lartë të kësaj dekade

Depozitat në Dollarë Amerikanë në Shqipëri kanë shënuar një rritje të ndjeshme gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, duke arritur në 838 milionë...

Si u kapën trafikantët shqiptarë me 40 milionë euro fitim nga trafikimi i drogës

Në një goditje të rëndësishme ndaj krimit të organizuar ndërkombëtar, autoritetet shqiptare, në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë e zbatimit të ligjit nga Belgjika,...

Lajme të tjera

Web TV