Italia përditëson të dhënat/ 1907 të infektuar dhe 10 viktima në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë Italiane ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit në vend ku janë regjistruar 10 viktima nga koronavirusi. Kujtojmë që ditën e djeshme ishin 13 viktima dhe fatmirësisht sot ky numër është ulur.

Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35.668

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1907 raste të reja pozitiv, (dje ishin 1585) për një total prej 294 932 të prekurish nga Covid.

Gjithashtu pati edhe 853 të shëruar, për një total prej 216.807 raste pacientësh.

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 2 viktima dhe 224 raste të reja pozitiv.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Rajon ka shkuar në 16.908 kurse totali i rasteve pozitive, që prej fillimit të pandemisë, është rritur në 104304

Coronavirus, fondacioni Gimbe: Shtrimet në spital në rritje javën e fundit

Sipas të dhënave të fundit në Itali, në vetëm një javë numri i pacientëve Covid të shtruarve në spital është rritur me 26% kurse i atyre në kujdesin intensive me 41 %

Nga të dhënat e siguaruara prej Fondacionit të pavarur Gimbe, ka patur një stabilizim në rritjen e rasteve të reja krahasuar me javën e kaluar (9,837 kundrejt 9,964) dhe një zvogëlimi të rasteve të testuara (370,012 krahasuar me 421,897).

Nga pikëpamja epidemiologjike, rastet pozitive aktualisht janë rritur (39,712 kundrejt 33,789), pacientët e shtruar në spital me simptoma janë (2,222 nga 1,760) dhe në kujdes intensiv (201 nga 143).

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Barazia para ligjit dhe objektivi, apo iluzioni i aksioneve…

Nga Fejzo Subashi Barazia para ligjit është një nga vlerat themelore të të drejtave të njeriut, si dhe elementi e...

Hapet zyrtarisht Skema: 50% grant për modernizimin e fermave bujqësore dhe blegtore

Për të dytin vit radhazi në ndihmë të bujqësisë dhe zhvillimit rural, Qeveria po aplikon Skemën Kombëtare të Investimeve që mbështet fermerët me financim...

U nis me jahtin e tij nga Turqia për në Mykonos, zhduket biznesmeni i njohur

Autoritetet turke janë në alarm pas zhdukjes së biznesmenit të njohur Halit Yukay, i cili është shpallur i humbur që nga mbrëmja e së...

Rriten gjatë vitit 2025 të ardhurat tatimore nga shitja e pronave

Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, të ardhurat tatimore nga shitja e pasurive të paluajtshme kanë qenë në rritje. “Sipas informacionit nga Drejtoria...

Norvegjia “trondit” tregjet/ Mijëra dollarë të investuara në kompani izraelite!

Qeveria norvegjeze ka urdhëruar një rishikim të thelluar të portofolit të fondit të saj sovran prej 1.9 trilion dollarësh, për të siguruar që investimet...

Lajme të tjera

Web TV