Organizoi dy vrasjet e bujshme në Elbasan, policia arreston “porositësin”(EMRI)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qyteti i Elbasanit është vënë së fundmi në qëndër të kronikës së zezë dhe nën vëzhgimin e policisë, lidhur kjo me ngjarjet e fundit kriminale që kanë tronditur qytetin.

Policia ka arritur të zbulojë “porsitësin”  e dy vrasjeve të bujshme që kanë ndodhur në muajin korrik në Elbasan, vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj.

Është bërë i mundur identifikimi i personit që urdhëroi këto dy vrasje, bëhet fjalë për të njëjtën “dorë”, Erjon Alibej.

34-vjeçari, Erion Alibej ose i njohur ndryshe si Erion Krymi është vëllai i Indrit Alibej I ekzekutuar më parë.

Nga ana e policies së Elbasanit është bërë i mundur grumbullimi i fakteve dhe provave të cilat akuzojnë drejtë për së drejti si organizatorin e dy vrasjeve të sipërpërmendura.

Nga hetimet e kryera rezultoi se ky shtetas është organizatori dhe porositësi i dy vrasjeve të ndodhura më datë 20 korrik në qytetin e Elbasanit, në lagjen “28 Nëntori”, ku u vra me armë zjarri shtetasi Emiljano Ramazani dhe i vrasjes së ndodhur më datë  29.07.2020, në afërsi të varrezave të qytetit, ku mbeti i vrarë me armë të ftohtë shtetasi Regis Runaj.

Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, po hetohet për përfshirjen e këtij shtetasi në ngjarje të tjera të rënda kriminale të ndodhura kohët e fundit në Elbasan.”-thuhet në njoftimin e policisë. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV