Sondazhi: 31 mijë banorë të rritur i përkasin etnisë greke në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nisur nga intervista e kryeministrit Rama për televizionin grek “Mega” ku u prekën dhe çështjet etnike analisti Eduard Zaloshnja ka publikuar disa shifra lidhur numrin e qytetarëve me etni greke në Shqipëri.

Sipas të dhënave të publikuara nga Zaloshnja  se rreth 31 mijë banorë të rritur i përkasin etnisë greke në Shqipëri.

“Duke u bazuar në numrin aktual të banorëve të rritur të Shqipërisë, marrë nga statistikat që publikon CIA për çdo vend të botës ( https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/geos/al.html ), mund të ekstrapolohet se rreth 31 mijë banorë të rritur i përkasin etinsë greke në Shqipëri.

Në Censusin e zhvilluar më 2011, rezultuan 0,9% banorë të vetëdeklaruar si të etnisë greke. Por ndërkohë, rreth 15.5% refuzuan t’i përgjigjeshin pyetjes së etinsë, pas thirrjeve për bojkot të kësaj pyetje nga Aleanca Kuqezi dhe Kisha Ortodokse.”, ka shkruar Zaloshnja./Jo.Be/Fjala.al

Analiza e plotë e Eduard Zaloshnjas:

Gjatë një interviste në televizionin grek MEGA TV, Kryeministri Rama përmendi faktin se “kemi edhe grekë që jetojnë në vendin tonë, shumë vite tani”. Gazetari Giannis Moutsos ndërhyri: “Ka pretendime … se nuk u lejohet të vetë-identifikohen”.

Për të saktësuar dy thëniet e mësipërme na vjen në ndihmë një sondazh mbi sigurinë kombëtare, që zhvillova për fondacionin gjerman Friedrich-Ebert-Stiftung (http://library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/16038.pdf). Në atë sondazh, i cili u zhvillua me intervista të drejtpërdrejta face-to-face me 1115 banorë të rritur, të shpërndarë në mënyrë përjestomore në të gjithë territorin e vendit (nga Konispoli në Vermosh), të anketurarit u pyetën të vetë-deklaronin etninë që i përkisnin. Dhe ja si u përgjigjën ata:

Cilës etnie i përkisni?

Shqiptare            97.7%

Greke                   1.4%

Arumune             0.5%

Maqedonase     0.1%

Tjetër                    0.5%

Duke u bazuar në numrin aktual të banorëve të rritur të Shqipërisë, marrë nga statistikat që publikon CIA për çdo vend të botës ( https://ëëë.cia.gov/library/publications/the-ëorld-factbook/geos/al.html ), mund të ekstrapolohet se rreth 31 mijë banorë të rritur i përkasin etisë greke në Shqipëri.

Lexo edhe :  A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Në Censusin e zhvilluar më 2011, rezultuan 0,9% banorë të vetëdeklaruar si të etnisë greke. Por ndërkohë, rreth 15.5% refuzuan t’i përgjigjeshin pyetjes së etinsë, pas thirrjeve për bojkot të kësaj pyetje nga Aleanca Kuqezi dhe Kisha Ortodokse.

 

Të fundit

Vrasje me armë zjarri në Vaun e Dejës!

Një 65-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së hënës, në Vaun e Dejës. "Rreth orës 21:00,...

Zhvillimi i temës së diversitetit kulturor në marrëdhëniet ndërkombëtare

ARBEN JAUPAJ - Zhvillimi i temës së diversitetit kulturor në marrëdhëniet ndërkombëtare. Diversiteti kulturor është një nga temat më të debatuara të shoqërisë në...

Befasi në Korçë! Zbulohet një specie unike, një protestues!

LUFTI DERVISHI - Në Korçë është zbuluar një qenie e rrallë: një protestues. Jo me pankarta. Jo me peticione. Por me një… gur në...

Netanjahu: Do e pushtojmë plotësisht Gazën

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, konfirmoi të hënën se është marrë një vendim për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës, duke përfshirë operacionet...

“Berisha jo pensionist politik”, kompania lobuese e PD ndryshon tekstin

Kompania lobuese e pajtuar nga Partia Demokratike në SHBA, Continental Strategy, ka përcjellë një amendament të dokumentit të fundit duke korrigjuar frazën referuar Sali...

Lajme të tjera

Web TV