Shkodër/ Dhunon fqinjen duke e futur nën rrotat e makinës, arrestohet 50-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mëngjesin e sotëm një ngjarje e rëndë ka ndodhur në njësinë Gur i Zi në Shkodër. Një shtetas rreth 50 vjeç Hilë Simoni është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi ka futur nën makinë një komshie të tij, shtetasen Katrina Hila 54 vjeçe. 54 vjeçarja ka marrë fraktura të rënda në këmbë kryesisht por edhe pjesë të tjera të trupit dhe është dërguar menjëherë drejt spitalit të traumës për mjekim të specializuar ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e ka gjetur 54 vjeçaren nën gomat e makinës të Hilë Simonit rreth orës 7:30 të mëngjesit të sotëm. Sipas burimeve dyshohet se 50 vjeçari Hilë Simoni përpara se ta godiste dha ta vendoste nën rrotat e makinës, e ka rrahur 54 vjeçaren Katrina Hila dhe pas dhunës fizike më pas e ka zënë me makinën e tij. Pas kësaj ngjarje ka mbërritur policia duke bërë të mundur fillimisht nxjerrjen nga poshtë makinës të Katrina Hilës dhe më pas arrestimin e 50 vjeçarit Hilë Simoni.

Gruaja po shkonte në kishën e fshatit në mëngjes kur papritur komshiu i saj dyshohet se i ka dalë para e ka rrahur dhe më pas e ka vënë nën gomat e makinës. Sipas burimeve nga vendngjarja Katrina Hila dhe Hilë Simoni i kanë banesat shumë afër në lagjen Kërtollaj të njësisë Guri Zi. Po sipas të njëjtave burime palët kanë një konflikt të mëparshëm mes tyre. Bashkëshorti i Katrina Hilës dhe Hilë Simoni janë ngatërruar edhe më përpara, konflikt i cili ka vijuar deri më tani. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Besa Kokëdhima në “Eurovision 2024”, menaxheri i saj zbulon detaje nga performanca

Nga Malmo e Suedisë janë zbuluar të tjera detaje lidhur me performancën e Besa Kokëdhimës në Eurovision 2024. Në...

Familja iu mbyt në Bunë/ Me kapuç në kokë Erdgys Arrazi mbërrin para gjykatës

Videot e mëposhtme tregojnë momentin kur Erdgys Arrazi del nga furgoni i policisë dhe shkon në gjykatë, për t’u njohur me masën e sigurisë. Arrazi...

Graciano i jep informacion nga jashtë Romeos? Ja çfarë i tha balerini

Graciano Tagani gjatë një bisede me Romeo Veshajn, i tha aktorit se ‘ka suport nga njerëz të famshëm jashtë’, por pavarësisht kësaj ai nuk...

Ten Hag flet pas humbjes turpëruese: “Do të vazhdoj luftën, e kisha përgatitur skuadrën”

Manchester United pësoi një humbje turpëruese në transfertë ndaj Crytal Palace me “Djajtë e Kuq” që u mposhtën me rezultatin e thellë, 4-0. Pas...

Edi Rama foli qartë, shqip dhe prerë

Nga Artur Ajazi Kryeministri Rama, ka mbajtur para ministrave dhe grupit parlamentar të Partisë Socialiste, fjalimin e tij programatik mbi “Shqipërinë e vitit 2030”. Në...

Lajme të tjera

Web TV