Ish-ministri i Arsimit dhe ish-deputet i PD Myqerem Tafaj do jetë i ftuar sot në 18.30 në emisionin “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU në “FJALA TV”. Tafaj do bëjë një analizë të gjendjes së arsimit shqiptar gjatë 8 viteve të qeverisjes së Partisë Socialiste. Çfarë është bërë mirë dhe çfarë duhej bërë më mirë.
Ai do krahasojë me shifra dhe të dhëna arsimi në 8 vitete e qeverisjes së PD, 2005-2013 me 8 vitet e qeverisjes së Partisë Socialiste. Tafaj do flasë se si po funksionon mësimi në kushtet e pandemisë, e si po funksionon mësimi on line dhe përse mendon se kjo mënyrë në Shqipëri ka dështuar. Tafaj do të bëjë edhe një analzië të situatës politike në vend, për mëhnyrën se si PD ka bërë opozitë dhe për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Këto dhe të tjera ndiqni sot LIVE në 18.30 në “FJALA TV” në live stream, facebook dhe youtube. Një Hard Talk që nuk duhet të humbisni. /Ra.My.Fjala.al/