Përditësimi i të dhënave/ MSH: 150 raste të reja, dy viktima në vend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë ka bërë përditësimin e të dhënave të fundit nga Covid-19 në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 809 testime, nga të cilat 150 kanë rezultuar pozitive me Covid-19, ndërkohë që janë shënuar edhe 2 viktima. Ndërkohë lajmi i mirë është se 55 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid-19.

Në dy spitalet COVID në Tiranë aktualisht janë të shtruar 189 pacientë. MSH apeloi për respektimin e masave për të gjithë qytetarët.

Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik tha se përhapja e virusit SARS COV 2 mund të frenohet vetëm nëse në çdo moment jemi të kujdesshëm dhe respektojmë; distancimin fizik me të tjerët, larjen ose dezinfektimin e duarve, vendosjen e maskes ose barrierës mbrojtëse. Këto veprime të thjeshta e kufizojnë përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin, ku në 24 orët e fundit janë kryer 809 testime dhe janë konfirmuar 150 të prekur me virusin SARSCOV2.

Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orëve të fundit është si vijon:

66 raste në Tiranë, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Fier, 6 raste në Shkodër, Durrës, Kavajë, Vlorë, 5 raste në Korçë, Kukës, Gjirokastër, 3 raste në Lezhë, Mirëditë, Bulqizë, 2 raste në Lushnje, Mallakastër, Pogradec, Divjakë, Malësi e Madhe, Peqin, Kolonjë, 1 rast në Rrogozhinë, Berat, Librazhd, Sarandë, Gramsh.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 75-vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Shkodra. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
55 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6995 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Lexo edhe :  Kuvendi Kombëtar Rinor i PS/ Rama: Shqipëria, më pranë BE

Ministria e Shëndetësisë ju rikujton numrin 127 te Urgjencës Kombëtare nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (21 Shtator 2020)
Testime totale 80539
Raste pozitive 12535
Raste të shëruara 6995
Raste Aktive 5176
Humbje jete 364 (Qarku Tiranë 174, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 23, Fier 18, Korçë 17, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2550
Durrës 564
Shkodër 376
Lezhë 300
Elbasan 299
Korçë 245
Fier 236
Vlorë 191
Kukës 146
Berat 117
Dibër 76
Gjirokastër 76

Të fundit

Si do të ndikojnë politikat e Trump në rajon

Edhe pse kthimi i Donald Trump si president i SHBA po krijon pasiguri të madhe dhe mjedisi ndërkombëtar mbetet...

Pse Berishët braktisën Austrinë e ‘pushojnë’ në Gjermani si ‘rezidentë?!

Nga Jakin Marena Sali Berisha, pas një ‘agjërimi’ të plotë politik pa dalë jashtë vendit, më në fund ka ‘prekur’ tokën gjermane, pasi ka marrë...

Kërkesa e PD për votimin e emigrantëve pa mjet identifikimi, Gjikondi: Berisha synon…

Juristja Brizida Gjikondi ka komentuar kërkesën e opozitës për të lejuar votimin e emigrantëve pa një mjet identifikimi shqiptar, duke e konsideruar këtë një...

“Bardhi e Gjekmarkaj si tradhëtar të opozitës”, Kadilli: Berisha humb, i ‘lëpihen’…

A ka ndryshuar Partia Demokratike dhe a ka shanse që të fitojë zgjedhjet e 11 Majit? Ku ndodhet opozita dhe pse është përçarë në...

‘Mos na lini peng të Saliut’, Balla thirrje Diasporës: Ja sa mandate synojmë të marrim

Partia Socialiste ka reaguar ashpër ndaj kërkesave të opozitës lidhur me kushtëzimin për të lejuar votimin e emigrantëve me dokumente të huaja për zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV