Musk: 1 milion njerëz do ikin në Mars

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elon Musk planifikon dërgimin e 1 milion njerëzve në Mars deri në 2050-tën, dhe për ata që nuk e përballojnë dot udhëtimin, do të jepen kredi.

Përmes një serie postimesh në Twitter, sipërmarrësi miliarder zbuloi detaje të reja rreth planeve të tij për të ndërtuar një qytet në planetin e kuq.

Musk shpreson që gjatë 10 viteve të ardhshme të ndërtohen 1 mijë anije kozmike ‘Starship’, pra, rreth 100 të tilla në vit. Qëllimi është të nisen tre “Starship”-e në ditë, për ta bërë udhëtimin në Mars të arritshëm për çdokënd.

“Do të ketë shumë vende pune në Mars!”, ka shtuar ai. Starship, nëse realizohet ashtu siç është menduar, do të jetë sistemi më i fuqishëm i lançuar ndonjëherë. Në çdo lëshim, këto anije mund të mbajnë më shumë se 100 tonë peshë, dhe mund t`i transportojnë pa vështirësi 100 persona.

Musk nuk ka specifikuar se çfarë do të dërgojnë saktësisht anijet hapësinore në Mars, por për ndërtimin e një baze të qëndrueshme do të nevojitet shumë ushqim, ujë, vegla e materiale ndërtimi. Në fund të dhjetorit, Musk shkruante në rrjetin social se shpreson që fluturimi i parë të ndodhë pas 2 apo tre muajsh.

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV