Zgjati dy orë/Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit e qarqeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka përfunduar mbledhja e Kryeministrit Edi Rama me drejtuesit e qarqeve në selinë e Partisë Socialiste.

Kreu i qeverisë e zhvilloi këtë mbledhje në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit. Ajo startoi në orën 16:00 dhe ka përfunduar pas dy orësh. Kjo është mbledhja e tretë e Kryeministrit me drejtuesit e qarqeve teksa dy të parat u mbajtën më 9 shtator dhe 14 shtator.

Rama ka kërkuar qe të evidentojnë çdo drejtor qe nuk i ka ofruar shërbimin e tyre qytetarëve! Gjithashtu kryesocialisti u ka thënë drejtuesve të qarqeve që duhet bërë një rishikim i çdo drejtuesit të institucioneve publike që kanë dështuar në punën  e tyre. Kryeministri tha se nuk do lejohet arroganca e këtyre personave ne krye te institucioneve.

Në takimin e dytë u evidentua qartë se drejtuesit politikë të PS në Veri po hasnin problematika, kurse ata në jug paraqiteshin më mirë. Rama është treguar i qartë me të gjithë në PS duke u shprehur se kërkon 74 mandate në zgjedhjet e 25 prillit.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Alimehmeti: Rama ka dosje për kryebashkiakët, nuk guxojnë ta kundërshtojnë

Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak, e cila u karakterizua nga debatet, pasi këshilltarët e opozitës përsëritën kërkesën për...

Mero Baze: A duhet ta lavdëroj Këlliçin që po mbron Veliajn?

MERO BAZE - Belind Këlliçi pretendon se Erion Veliaj është arrestuar për arsye politike, pas protestave të tij para Bashkisë, dhe pas “detyrimit” të...

“11 maji nuk ishte farsë, por humbje me 300 mijë vota”

"Nuk ka farsë, por humbje me 300 mijë vota për PD’, kështu është shprehur ish- deputeti i PD Fatbardh Kadilli teksa komentoi zgjedhjet e...

Ambasadorët në Kosovë: Klasa politike po zhgënjen popullin

Ambasadorët e akredituar në Kosovë u rikthyen në Kuvend me shpresën se do të bëheshin dëshmitarë të konstituimit të Parlamentit. Por shpresa shpejt u kthye...

Alimehmeti: Ka ardhur koha për rotacion në PD

Doktori i ri nuk e ka problem moszbatimin e statutit nga ai i vjetri. Ilir Alimehmeti është i mendimit se diskutimi për largimin apo jo...

Lajme të tjera

Web TV