Mjeti i rrëmbimit të Prengës u gjet i djegur, mbahet 2 ditë i fshehur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga /Fjala.al/

Rrëmbimi i Jak Prengës në Kamëz vazhdon të jetë mister, jo vetëm fati i tij po edhe motivi dhe autorët. Ndërsa  policia pretendon se po punon për zbardhjen e ngjarjes, ditën e premte, rreth orëve të para të pas mesditës, në Shkallnur është lajmëruar për një zjarr.

Zjarrfikëset kanë zbuluar se aty po digjej një mjet i braktisur dhe që i përkiste markës Land Rover. Prej momentit kur është pikasur mjeti, policia ka dyshuar që iu përket rrëmbyesve të Prengës por kanë vendosur të mos flasin.

Hetimet nuk kanë zbardhur asnjë detaj. Mjeti mësohet se është i djegur tërësisht dhe s`ka asnjë të dhënë identifikuese.

Rrëmbimi i Jak Prengës, ndodhi vetëm pak çaste para se ky mjet të gjendej i djegur. Por askush nuk e bëri të ditur këtë fakt! Policia dështoi në ndjekjen e autorëve të rrëmbimit, duke humbur gjurmët edhe pse ngjarja ndodhi në mes të ditës.

Dyshimet e para flasin për një borxh të pashlyer të të rrëmbyerit, ndërkohë që sherri ka nisur për një makinë të blerë nga ana e tij.

Autorët pasi janë përplasur fizikisht në mes të Kamzës me Prengën e kanë rrëmbyer në sytë e dhjetëra kalimtarëve dhe e kanë futur në mjet me të cilin mësohet se kanë marrë rrugën e vjetër të Durrësit, rrugë që është lehtësisht e kontrollueshme nga policia, sidomos kur dalin për vjelje gjobash!

Të fundit

Mira Murati, ndër 50 gratë më të pushtetshme në botë!

Mira Murati, një nga figurat më të shquara në fushën e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale, është tashmë zyrtarisht mes...

Yuri Kim dedikim për Artan Lamen/ Ndihmoi në ndërtimin e të ardhmes së Shqipërisë

Familja e Artan Lames, ish-kreut të Katadastrës Shqiptare, që u nda nga jeta pak ditë më parë ka përcjellë përmes rrjeteve sociale një falënderim...

Gara brenda llojit në PS/ Braçe: Kam humbur miq!

Erion Braçe do të vijojë të jetë deputet i Parlamentit shqiptar, pasi ishte i dyti më i votuar në listën e hapur të PS...

Ethet e finales, Sneijder: “Inter më i matur, kjo datë do të mbahet mend gjatë”

Interi dhe PSG “përplasen” këtë të shtunë në Mynih, në kuadër të finales së madhe të Champions League. Ish-lojtari i zikaltërve, Wesley Sneijder është...

U godit me shpullë nga bashkëshortja, dëgjoni këshillën martesore të Trump për Macron

Presidenti Donald Trump i dha një këshillë shumë të thjeshtë homologut francez, Emmanuel Macron, kur u pyet lidhur me incidentin e ndodhur në Vietnam...

Lajme të tjera

Web TV