Kuvendi i ‘bindet’ ambasadores Kim, çel garën për anëtar në Gjykatën Kushtetuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm pak pasi ambasadorja e SHBA, Yuri Kim bëri thirrje që Gjykata Kushtetuese të ngrihet brenda vitit, Kuvendi hapi menjëherë garën për anëtar në këtë institucion.

Ndërkohë, në njoftim, Kuvendi ka bërë me dije edhe kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët, e po ashtu edhe mënyrën e aplikimit. Kandidatët duhet të paraqesin aplikimin e tyre brenda datës 13. 10.2020.

Njoftimi i plotë:

Kuvendi i Shqipërisë, bazuar në nenet 125, 127, pika 1, shkronja “ç” dhe 179, pika 2, të Kushtetutës, nenet 7, pika 2, 7/a, 7/c, dhe 7/dh, pika 2, të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe pasi vlerësoi Vendimin nr. 28, datë 16.09.2020, të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, nëpërmjet të cilit, KED vendosi njoftimin e Kuvendit të Shqipërisë për të vlerësuar rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave  për plotësimin  e vendit  vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e përkohshme e shpallur nga Kuvendi  në datë 28.08.2018,dhe rishpallur më datë 21.08.2019.

rishpall hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant për 1(një) anëtar të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim plotësimin e “vakancës së parakohshme” të krijuar për shkak të mbarimit para afatit ligjor të mandatit të z. Fatos Lulo.

Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që përmbush këto kushte:

–         të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

–         të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë;

–         të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike dhe të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e kandidimit;

–         të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale;

–         të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

–         të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së tij personale dhe të familjarëve të tij, sipas ligjit.

–       Kandidati që përmbush kushtet e parashikuara më sipër, duhet të plotësojë edhe këto kritere:

–         të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i  së drejtës, jurist i nivelit të lartë në administratën publike;

Lexo edhe :  "1.3 mln vizitorë në sitet e trashëgimisë”, Rama: Vijon puna për Teatrin Kombëtar

–         të ketë një veprimtari të njohur në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose sfera të tjera të së drejtës;

–         të jetë vlerësuar për aftësitë profesionale dhe integritetin etik e moral.

 

–  Plotësimi i kritereve të mësipërme vlerësohet në bazë të:

–         vjetërsisë në profesion;

–         përvojës së veçantë të kandidatit në një fushë të caktuar të së drejtës, ose këshilltar ligjor i Gjykatës Kushtetuese a Gjykatës së Lartë;

–         kualifikimeve pasuniversitare dhe trajnimeve në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në një fushë tjetër të së drejtës;

–         treguesve shkencorë, ku përfshihen botimet dhe artikujt shkencorë në fushën juridike;

–         ecurisë gjatë kryerjes së arsimit të lartë juridik, me një mesatare notash jo më pak se 8 ose të barasvlershme me të, nëse arsimi i lartë është përfunduar jashtë vendit ose vlerësimit përfundimtar në Shkollën e Magjistraturës;

–         informacioneve të marra nga institucione të tjera publike.

–         Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

–         Kërkesën për shprehjen e interesit për të kandiduar për vendin vakant;

–         Jetëshkrimin, me të dhënat e plota të kontaktit (numër telefoni/e-mail);

–         Fotokopje të kartës së identitetit;

–         Dokumentacionin shoqërues nëpërmjet të cilit vërtetohet përmbushja e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 7/a të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

–         Formularin e vetëdeklarimit të plotësuar dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Formulari i vetëdeklarimit gjendet bashkëlidhur këtij njoftimi.

–         Formularin e aplikimit të plotësuar “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta”, në përputhje me parashikimet ligjore të nenit 29, të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e Ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.  Formulari gjendet bashkëlidhur këtij njoftimi.

Kërkesa për shprehjen e interesit, e shoqëruar me dokumentacionin e mësipërm, duhet të paraqitet brenda datës 13. 10.2020 në zyrën e protokollit të Kuvendit, ose me postë në adresën:

Kuvendi i Shqipërisë, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 4, Tiranë.

Lista e kandidatëve do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të Kuvendit të Shqipërisë, dhe bashkë me dokumentacionin përkatës për secilin kandidat do t’i përcillet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Ushqimet dhe pijet kanë shije të ndryshme në aeroplan/ Ja cila është arsyeja

Ushqimi në aeroplan shpesh merr një shije të keqe dhe të gjithë pasagjerët ankohen në shumicën e rasteve, pasi...

Arsyeja e sherrit fatal brenda opozitës

Nga Ylli Pata Beteja politike mes dy opozitave që janë krejt të ndryshme nga njëra-tjetra. Refreni politik i opozitës shqiptare pas zgjedhjeve të 2021-shit nuk është...

“Nuk del as për karburant dhe cigare”/Zebërvoki zbulon rrogën si polic:Do kisha vdekur…

Iftuar në “Live From Tirana” ka qenë ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Marius Dervishi, apo siç njihet ndryshe si Zebërvoki. Ai ka...

Zoti na ka dhënë energji për të jetuar mbi 100 vite, nëse kujdesemi për shëndetin tonë

Teksa foli për problemin e infertilitetit te burrat dhe gratë, mjeku gjinekolog, Shkëlqim Bilali, theksoi se të gjithë ne duhet ta vlerësojmë shëndetin, si...

Nisin negociatat për listat, a do t’ia shpëtojë Sali Berisha partinë Ilir Metës?

Nën rrogoz flitet se Berisha i ka dhënë fjalën Metës se do të fusë atë dhe ndonjë emër tjetër nga PL, në vende të...

Lajme të tjera

Web TV