Erdogan mesazh Greqisë: Shpresoj të mos humbisni sërish mundësinë për diplomaci

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti  Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan zhvilloi ditën e sotme një telekonferencë me Presidenten e KE Ursula von der Leyen.

Në fokus të diskutimeve ka qenë marrëdhënia midis BE dhe Turqisë, si dhe konflikti me Greqinë për Mesdheun. Mediat turke raportojnë se Erdogan i tha Presidentes se “kërkesat maksimaliste të Greqisë dhe Qipros ishin në zemër të tensioneve në Mesdheun lindor dhe se të dy vendet po injoronin të drejtat e turqve.”

Duke deklaruar se Turqia gjithmonë ka bërë thirrje për dialog që nga fillimi i tensionit, Erdogan vuri në dukje se vendi i tij është i gatshëm për bisedime eksploruese me palën greke dhe shprehu shpresën se “Greqia nuk do të humbasë mundësinë për diplomaci edhe një herë”.

Ndërkohë jo më larg se dje, ministria e Jashtme greke njoftoi se “Greqia dhe Turqia kanë rënë dakord të zhvillojnë së shpejti raundin e 61-të të Bisedimeve Kërkimore në Stamboll”

 

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV