Përfundon takimi i mjekëve në kryeministri, Manastirliu: Kërkesat e tyre do të merren parasysh

Përfundon pas dy orësh takimi mes 4 përfaqësuesve të mjekëve me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Në një deklaratë për mediat, Manastirliu pas takimit të mjekëve në kryeministri tha se katër kërkesat e tyre do të merren parasysh dhe do të diskutohet në tryeza më të vogla.

“Ne kemi diskutuar shumë konkretisht për pikat e tyre. Kemi një rrugë të gjatë përpara për të adresuar kërkesat e sindikatës. Takimet dhe tryezat e punës fillojnë javën që vjen. Po punojmë për të bërë më të mirën.

Forca jonë më e madhe janë mjekët dhe infermierët. Do t’i dëgjojmë dhe do të marrim vendim. Do të vendosin ata për të ardhmen e tyre. Janë katër pika që do të diskutohen edhe në ekipe më të vogla”, tha Manastirliu./Bl.Ba/Fjala.al