Hollywood së shpejti me film të ri kushtuar pandemisë

Hollywood-i po planifikon të sjellë filmin e ri ‘Lockdown’. Filmi do të t’i kushtohet koronavirusit.

Anne Hathaway do të jetë aktorja kryesore, ndërsa në njërin nga rolet e tjera pritet të luajë edhe ylli i serialit “Peaky Blinders”, Cillian Murphy.

Sipas Harper’s Bazaar, bëhet fjalë për kombinimin e një komedie romantike dhe drame, me regji të Doug Liman, autor i filmave, si “Mr. & Mrs. Smith” e “The Bourne Identity”.

Në fund të shtatorit, pritet të fillojnë xhirimet e filmit, në Londër.

Ndërkohë që data e publikimit nuk dihet ende, lajmi për fabulën e këtij filmi ka shkaktuar jo pak reagime në rrjetet sociale. Ka.Li/fjala.al