Bledi Çuçi: Nuk janë hequr koalicionet, është vendosur standard evropian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër temë e diskutuar për reformën zgjedhore  është edhe çështja e koalicioneve. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU tha se ka ardhur koha që edhe politika shqiptare të jetë si ajo e Evropës në lidhje me koalicionet.

Nuk janë hequr koalicionet. Por kemi vendosur një standard evropian për koalicionet. Në asnjë vend evropian ose në asnjë vend perëndimor më gjerë sesa Europa, nuk ka modelin e koalicioneve që kemi pasur ne parazgjedhor. Dhe ne nuk kemi bërë gjë tjetër përveçse kemi shkuar në standardin perëndimor. Bëj koalicion me 20 parti po të duash. Por do dalësh si koalicion. Se këtu është kuptimi i koalicionit parazgjedhor. Se ndryshe ti je bashkim, nuk je koalicion. Ti bashkohesh bashkë dhe thua ne kemi një program, nuk bëjmë koalicion, edhe garojmë secili. Koncepti i koalicionit do të thotë që ti të hysh si një trup i vetëm në zgjedhje para elektoratit. Që të hysh si një trup i vetëm nuk mund të hysh me shumë trupa. Dhe koalicioni paraqitet me listë unike si në gjithë botën. Koalicionet parazgjedhore lejohen sot e gjithë ditën dhe do lejohen, nuk diskutohet. Por do jetë në formën dhe standardin evropian të koalicioneve parazgjedhore, jo në forma hibride, shpikje që i kishte vetëm Shqipëria./Fjala.al/Ke.Ba 

 

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV