“Rrezikoi jetën e efektivëve me breshëri plumbash”/ Policia reagon pas ekzekutimit të 71-vjeçarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Elbasanit ka reaguar pas ekzekutimit të 71-vjeçarit Lefer Zhidru nga forcat RENEA. Këta të fundit ishin të angazhuar për gati 5 orë në këtë operacion derisa ndërhynë duke ekzekutuar Zhidrunë, i cili vazhdoi të bentë rezistencë duke hapur zjarr ndaj Policisë.

Njoftimi i plotë

Në vijim të informacionit të dhënë për sulmin me armë mbi forcën e posaçme “Shqiponjat” të DVP Elbasan, nga shtetasi Lefter Zhidru, 71 vjeç, ju informojmë se:
Pas 5 orë negociatash, fillimisht nga Policia Vendore e Elbasanit dhe më pas nga grupi negociator i Renas dhe i grupeve taktike të Reneas me shtetasin Lefter Zhidru, për t’u dorëzuar, ky shtetas nuk i është bindur në asnjë çast thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar, por ka reaguar me armë ndaj grupit negociator dhe grupeve taktike të Reneas që po negocionin me të.

Ndodhur në kushtet e mosbindjes për t’u dorëzuar, forcat speciale Renea kanë ngushtuar rrethimin e banesës ku ndodhej 71-vjeçari.
Shtetasi Lefter Zhidru, kur ka parë që forcat Renea po i afroheshin derës së banesës, ka hapur përsëri zjarr në drejtim të Policisë.
Në kushte të larta sigurie për jetën e punonjësve të Policisë, Renena i ka bërë përsëri thirrje për të hapur derën dhe t’i dorëzohej Policisë, por përsëri 71-vjeçari ka reaguar me armë dhe në këto kushte Renea ka shpërthyer derën për të hyrë në banesë.
Në momentin që forcat speciale Renea po ndërhynin në banesë 71-vjeçari ka sulmuar përsëri me breshëri plumbash Forcat Renea duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre, por falë mburojës metalike kolektive nuk është lënduar ansjë punonjës i Reneas.
Në kushtet e vetëmbrojtjes forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur më zjarr dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit, 71-vjeçari ka mbetur i vrarë.
Grupi Hetimor, nën drejtimin e prokurorit, ndodhet në vendngjarje dhe në banesën e 71-vjeçarit ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, një sasi të konsiderueshme municioni luftarak dhe disa kallëpe me lëndë plasëse të montuara me kapsolla detonatore gati për shpërthim.

Lexo edhe :  Alarm në blegtori/ Produktet vendase "po shuhen", tregu mbushet me import

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

1947: Incidenti i Roswell, një përplasje UFO dhe misteri që vazhdon të mbijetojë

Një ngjarje që ndryshoi perspektivat për jetën jashtëtokësore Në verën e vitit 1947, një ngjarje e pazakontë ndodhi në një...

“Doktrina e të papriturës”, si e ka ndryshuar Trump lojën globale të sigurisë

Presidenti amerikan, Donald Trump, njihet për një gjë të vetme e të sigurt: është i paparashikueshëm! Në një intervistë muajin e kaluar, kur u pyet...

Horoskopi ditor, 7 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me...

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile finalizuan me sukses...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Lajme të tjera

Web TV